Sport

Finalja ndaj Argjentinës/ Alarm te Franca, sëmuren edhe dy mbrojtës të tjerë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 16/12/22 |
Opi Nion

Dy mbrojtësit francezë që luajtën titullarë në gjysmëfinalen kundër Marokut, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate, janë pjesëtarët më të fundit të skuadrës që janë sëmurë me virusin e “devesë” që ka bërë kërdinë këto ditë te kampionët e botës në fuqi.

Lajmi i keq vjen vetëm dy ditë para finales së madhe të Botërorit, ku Franca do të luajë kundër Argjentinës. Të dy lojtarët janë zgjuar të premten me simptoma të gripit dhe janë izoluar, për t’u mbajtur në monitorim përgjatë 24 orëve të ardhshme.

Veç tyre, edhe mbrojtësi tjetër, Dayot Upamecano, i cili ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet përveç gjysmëfinales, është sëmurë me të njëjtin virus. Të sëmurë janë edhe mesfushorët Adrien Rabiot dhe Kingsley Coman.

Didier Deschamps gjendet kështu në një situatë vërtet të vështirë, për shkak të mungesës së mbrojtësve titullarë, si dhe të Rabiot, i cili ka rezultuar vendimtar në lojën e “Gjelave” deri tani. Një zgjidhje do të ishte vendosja e Jules Kounde në qendër të mbrojtjes dhe rikthimi i Benjamin Pavard në krahun e djathtë. Në ndeshjen e parë Francës iu dëmtua edhe qendërmbrojtësi Lucas Hernandez, çka vë në vështirësi të madhe prapavijën e skuadrës para finales së madhe kundër Lionel Messit dhe yjeve të tjerë të Argjentinës.

Pas