Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filozofia kineze: ja pse nuk duhet të shqetësohemi për vdekjen

2016/01/18 at 9:00 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Filozofia kineze: ja pse nuk duhet të shqetësohemi për vdekjen

Në librat e lashtë klasikë kinezë, opinioni i “ruajtjes së shëndetit” është paraqitur më parë në librin “Zhuangzi”. Zhuangzi është edhe filozofi i njohur i “Taoizmit” të Kinës. Origjina e shumë ideve të ruajtjes së shëndetit dhe metodave të stërvitjes tradicionale kineze vjen nga libri i tij “Zhuangzi”.


Sipas këtij filozofi, rëndësia e jetës personale është më e lartë se ngritja në karrierë dhe fama. Respektimi i jetës dhe ruajtja e rendit natyral të jetës janë përmendur shpesh në artikujt e ndryshëm të “Zhuangzi”­t. Por, ai kundërshton përpjekjet e veçanta për zgjatjen e jetës, duke paraqitur opinionin e respektimit të rregullave natyrore të jetës si “ruajtja e shëndetit”.

Ai theksoi qëndrimet e lehta ndaj mbijetesës dhe vdekjes. Zhuangzi i kushtoi vëmendje të veçantë shëndetit shpirtëror, duke paraqitur metodat për ruajtjen e tij, si “koncentrimi i vëmendjes tek e tashmja” dhe “harrimi i vetes në meditim”. Në kohët e mëvonshme, thelbi i shëndetit shpirtëror u bë një nga karakteristikat e filozofisë së lindjes për shëndetin. Në artikull “shpirti i brendshëm” të Zhuangzi­t, është paraqitur dialogu mes Zhuangzi­t dhe mikut të tij Huizi, ku grumbullohet esenca e ideve të ruajtjes së shëndetit të Zhuangzi­t.

Huizi kërkoi të dinte se sipas teorisë Zhuangzi, njeriu duhet të largohet nga kontrolli i humorit? Zhuangzi u përgjigj po. Huangzi e pyeti përsëri se si mund të qëndrojmë në një gjendje të palëkundur humori? A ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Zhuangzi shpjegoi se nëse një person nuk dëmton shëndetin e trupit kur përjeton ndjenja të ndryshme si gëzim, pikëllim, dashuri, urrejtje etj, ai pranon natyrisht lëvizjet e ndryshme të humorit dhe nuk prish ekuilibrin e ndjenjave dhe të jetës.

Kjo mund të quhet gjendja e pakontrolluar nga lëvizjet e humorit, pra nuk përpiqet për gëzime të jashtme ose jetëzgjatësi të veçantë. Idetë e Zhuangzi­t shpjegohen me pak fjalë, “më pak pretendime në jetë”. Sipas filozofisë së Kinës së lashtë si dhe të të gjitha elementeve të natyrës, njeriu përbëhet nga dy forca të “chi­së”: “Yin” dhe “Yang”.

Zhuangzi shpjegoi se: kur lind një njeri, chi­ja e tij do të grumbullohet. Kur shpërndahet chi­ja e njeriut, jeta e tij do të përfundohet. Ai theksoi se trupi ynë nuk është pronë private, por një pjesë e natyrës. Prandaj, Zhuangzi përmban një ide shumë të hapur për lindjen dhe vdekje. Ai beson se pleqëria dhe vdekja janë procese të pashmangshme të jetës dhe koha kur cikli i jetës përfundon. Si rezultat, është e panevojshme që të shqetësohemi për vdekjen.

Zhuangzi tha se në jetë njeriu kalon nëpër 4 faza, vegjëlinë, adoleshencën, plegërinë dhe vdekjen, duke bërë analogji me 4 stinët pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Vdekja sipas tij i ngjan gjumit të përheshëm në natyrë. Zakonisht njerëzit e sotëm janë shumë të ndjeshëm ndaj vdekjes dhe mun ta kenë të vështirë të mabjnë qëndrimin e Zhuangzi­t ndaj jetës dhe vdekjes. Por nëse mësojmë pak mbi shpirtin e filozofisë së tij dhe të reduktojmë ankthin ndaj vdekjes, duke ruajtur gjithashtu një qëndrim optimist, do të kemi një shëndet të mirë. Shkrihemi me ligjet e natyrës dhe gëzojmë jetëgjatësi të duhur .

 

Ndër parimet e ruajtjes së shëndetit të Zhuangzi­t, përputhja e ligjit natyror është më e rëndësishmja. Zhuangzi ka bërë shumë tregime interesante dhe shumë filozofike. Youshi ka vetëm një këmbë. Kur Gong ëenxuan i shikoi Youshi­t pse ndodhi, nëse e kishte të lindur apo kishte pësuar ndonjë aksident gjatë jetës, Youshi u përgjigj me qetësi se kjo është dhurata e Zotit.

Sipas mendimit të Zhuangzi­t, aftësia e kufizuar e dikujt është formuar nga arsyet e natyrës, prandaj duhet të përmbajmë një qëndrim të qetë për ta pranuar këtë gjendje. Shpendët e egra edhe pse duhet të fluturojnë apo ecin me gjatësira të shumë rruge për të pirë ujë dhe ushqim përsëri atyre nuk u pëlqen të ushqehen brenda kafazit.

 

Shumë legjenda të ngjashme mund të lexohen në artikujt e Zhuangzi­t. Për shembull, markezi Lu e ushqen një shpend detar me mish më të mirë të qengjit, derrit dhe lopës në kafazin e tempullit. Por ky shpend detar është shumë i dëshpëruar dhe nuk ha aspak ushqim dhe pas 3 ditësh ngordhi. Nga këto legjenda, Zhuangzi shpreh opinionet e tij të respektimit të ligjit të natyrës.

Çdo kafshë dhe bimë pëlqen i përshtatet mjedisit të vet natyror dhe ndërhyrja në këtë ligj dëmton jetën. Përkujdesja ndaj shëndetit shpirtëror Ndër metodat e ndryshme për ruajtjen e shëndetit, Zhuangzi i kushton vëmendje më të madhe shëndetit shpirtëror, që është më i rëndësishëm se shëndeti i trupit sipas tij.

Zhuangzi vuri në dukje se shpirti dhe trupi nuk duhet të lodhen shumë. Duhet të shmanget harxhimi i tepërt i energjisë shpirtërore dhe trupore. Ai përshkruan karakteristikat e ujit për të paraqitur rëndësinë e pushimit shpirtëror si: Uji i papërzier është më i pastër, uji i palëvizshëm është më i qetë. Njerëzit duhet të ruajnë një gjendje të thjeshtë dhe të qetë shpirtërore, duke lëvizur natyrshëm.

Nëse mund ta bëni këtë, atëherë shqetësimet e tjera nuk do t’ju bezdisin, influenca e keqe e jashtme nuk do të ndikojë. Në fakt, Zhuangzi ka shprehur idetë e asgjësimit të famës, të autoritetit, të përftimeve, duke synuar lirinë shpirtërore. Zhuangzi ka përshkruar shumë legjenda të dorëheqjes së fronit nga mbretërit për të mbrojtur jetën e tyre.

Zhuangzi u shpreh se kontributi i mbretërve dhe perandorëve është tepër i rëndësishme për shoqërinë dhe popullin, por është në dëm të shëndetit të tyre. Sot, shumë njerëz shpërfillin shëndetin e trupit për të kërkuar famë, status dhe pasuri, duke harxhuar tepër energjinë shpirtërore. Kjo nuk është mënyra e përshtatshme e jetës. Zhuangzi ka shpjeguar më tej metodën e ruajtjes së shëndetit shpirtëror: “koncentrimi i vëmendjes tek e tanishmja”. Në fakt, metoda e tij ngjan me meditimin. Por Zhuangzi ka përhapur këtë metodë në çdo punë dhe në çdo kohë, duke asgjësuar ndikimet e jashtme ndaj shëndetit shpirtëror dhe trupor. Kjo metodë e paraqitur nga Zhuangzi praktikohet nga budizmi “Zen” dhe stërvitjet e Kinës tradicionale “Qigong. /CRI



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Para
Rama: “Laguna Blu” nuk ka shkelje ligji

Koncensionet, pse Lllalla bllokon hetimet për Ilir Beqajn?

Gjyqtari Gjermeni i plagosur në katër vende të ndryshme? A mund të jetë qepeni mjeti goditës?

Plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni, ngjarja vishet me mister

Nis komisioni i reformës, debate me dyer të hapura

Reforma në drejtësi, përballja e radhës sot në Komision

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com