Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiç në Bruksel

2022/11/21 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiç në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Takimi mes Borrellit dhe Kurtit tashmë ka përfunduar, ndërsa po mbahet takimi ndërmjet Borrellit dhe Vuçiqit. Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak tënevojës për të shtensionuar situatën.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale. Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Në BE nuk duan të përmendin ndonjë afat kohor se sa do të zgjasë takimi, por thonë se shpresojnë se ai do të përmbyllet deri në mesditë. Borrell do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza e tashme dhe shmangia nga eskalimi i mëtejmë i tensioneve në terren, me theks targat e veturave dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Shtetet e Bashkuara thanë një ditë para takimit se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, dhe se “në mënyrë aktive po i mbështesim këto përpjekje”.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale. Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 20 Nëntor se nuk është optimist për takimin në Bruksel.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiq më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.

Kurti më 18 Nëntor tha se Kosova është duke “bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.

“Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 Nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza. Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 Prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen sot pas më shumë se tre muajsh. Edhe pse atëherë ishte thënë se pritet të ketë një dinamikë të re në dialog dhe takime të nivelit të lartë së paku një herë në muaj, liderët e dy vendeve nuk janë takuar në kuadër të këtij procesi që nga muaji Gusht./REL

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Video/Si paraqitet situata e përmbytjeve në Lezhë, rreth 23 banesa të përmbytura

Video/Si paraqitet situata e përmbytjeve në Lezhë, rreth 23 banesa të përmbytura

Video/ Tërmeti trondit Indonezinë, të paktën 44 viktima

Video/ Tërmeti trondit Indonezinë, të paktën 44 viktima

KLP verifikon kandidatët, kush janë tre anëtarët që vazhdojnë garën për kreun e SPAK

KLP verifikon kandidatët, kush janë tre anëtarët që vazhdojnë garën për kreun e SPAK

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com