Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni Hetimor për CEZ/ Shkëlzen Berisha nuk pranon të betohet para Ballës

2017/02/01 at 6:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Hetimor për CEZ/ Shkëlzen Berisha nuk pranon të betohet para Ballës

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha edhe pse është paraqitur, sot, në komisionin hetimor për CEZ me kërkesë të deputetëve socialistë, nuk ka pranuar të dëshmojë.

Mbledhja u përfshi në debate pas refuzimit të Berishës për të bërë betimin në një mbledhje të drejtuar nga Balla, të cilit ai iu referua si i dënuar për shpifje.

Dorëheqjen e tij e kërkuan edhe anëtarët e opozitës në Komision, por Balla tha se ata duhet të kishin paraqitur më herët kërkesën.

Mbledhja që zgjati vetëm pak minuta u ndërpre dhe Balla deklaroi se  z.Berisha do të thirret prapë nga Komisioni për të dëshmuar.

Balla: E di që fjalën betohem e ke të vështirë, por duhet ta bësh. (Ndërhyjnë të tjerë) Mësoni si funksionon parlamenti, bëni 1 kërkesë me shkrim, dërgojani kreut të Kuvendit, përse nuk e lini dëshmitarin të flasë?! Dëshmitar betohu, më pas gjeneralitetet dhe fillojmë dëshminë.

Berisha: Betimi nuk mund të bëhet kur je i akuzuar për shpifje

Balla: Ju kujtoj se nëse nuk bëni betimin , s’ka konflikt interesi.

Ndërkohë pas përfundimit të seancës në një deklaratë për mediat, Shkëlzen Berisha u shpreh se, nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën është thirrur për të dëshmuar.

“Nuk di çfarë provash ka ky komisioni. Nuk kam lidhje me Nue Kalajn. Taulant Balla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë për shpifje”, u shpreh ai. “Balla nuk do dëshmi, por show politik”, ka thene Berisha.

Po ashtu Kreu i Komisionit, Taulant Balla në përfundim të seancës së sotme, ku Shkëlzen Berisha nuk pranoi të bënte betimin dhe si rrjedhojë seanca nuk vazhdoi me marrjen në pyetje të tij, tha se seancën e ardhshme do të thirret sërish djali i ish­Kryeministrit.

Balla tha se deri tani tre dëshmitarët kyç të çështjes që ka si objekt hetimi komisioni parlamentar deri tani kanë refuzuar të japin informacion mbi pyetjen e ngritura për përfshirjen e tyre në afera korruptive. “Për fat të keq tre dëshmitarë kyç, Nue Kalaj nuk paraqitet. 7 milionë euro deri tani kemi gjetur, shpresoj të gjejmë dhe të tjera,.

Sali Berisha ka dhënë një dëshmi pa kryer betimin. Por edhe po të ishte e vlefshme nuk u është përgjigjur pyetjeve fare. Edhe dëshmitari tjetër, Shkëlzen Berisha nuk bëri betimin”, tha Balla. “Këta të tre kanë një dakordësi për të pamundësuar komisioni për informacionin që ata dinë.” Përveç thirrjes sërish të Shkëlzen Berishës, edhe Sali Berisha do të thirret sërish pasi dëshmia e tij është e pavlefshme.

/opinion.al

Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
E vërteta e fotos së aktorit të madh Robert Ndrenika

E vërteta e fotos së aktorit të madh Robert Ndrenika

Basha: Lagunat e korruptuara do të shfuqizohen

Partia Demokratike paralajmëron nisjen e protestave në të gjithë vendin

Befasojnë dy modelet e reja të Sport Illustrated

Befasojnë dy modelet e reja të Sport Illustrated

TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com