Pak orë na ndajnë nga përballja e fundit e fazës kualifikuese të Kampionatit Evorpian të futbollit, Euro 2024, ndaj Ishujve Faroe dhe në rrugët e Tiranës kanë filluar grumbullimet e para të tifozëve, duke nisur festën me këngë e valle.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, një në nga baret e kryeqytetit, një grup i konsiderueshëm tifozësh janë duke kënduar njëzëri, këngë patriotike, duke kërkuar të “elektrizojnë” sadopak atmosferenën, në këtë ditë feste.
Ndërkaq, kujtojmë se që prej orës 17:45 ka nisur dhe hyrja i tifozëve në stadium, ndërsa sfida do të fillojë, në orën 20:45 e më herët Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe progarimin e ditës së sotme, me festën që pritet të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.