Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillimi i fundit të epokës Erdogan?

2019/04/01 at 2:32 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Fillimi i fundit të epokës Erdogan?

Arikan Erkan-Si refren e ka përsëritur presidenti Recep Tayyip Erdogan një fjali gjatë daljeve në fushatën zgjedhore: Nëse AKP humb në qytetet kryesore, kjo do të sillte kaos në vend. Pas zgjedhjeve lokale në Turqi, duket se bëhet fjalë për më shumë se kaq: Bëhet fjalë për mbijetesën politike të presidentit turk! Sepse këto votime ishin një nga dështimet më të mëdha të presidentit të mësuar prej kohësh me suksesin.


AKP humbi në qytete të rëndësishme. Që në natën e të dielës zgjedhore po qartësohej, se postet e kryetarëve të bashkive të qyteteve bregdetare, Izmir, Aydin, Antalya, Adana dhe Mersin do t’i kalonin partisë opoziatre demokratike, CHP. Por pas kësaj erdhi edhe një goditje tjetër për Erdoganin: Pas 25 vitesh të sundimit konservator islam në Ankara shenjohet papritur ndryshimi. Postin e kryetarit të bashkisë do ta marrë për 5 vitet e ardhshme sfiduesi republikan, Mansur Yavas. Kritikët thonë, se Erdogan nuk ia ka dalë t’i manipulojë në atë mënyrë që AKP ta mbante Ankaranë.

“Nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme”

Me interes pritet Stambolli: E gjithë Turqia ndiqte betejën kokë më kokë të kandidatëve të CHP-së dhe AKP-së. Por papritur gjithçka u mbyll, komisioni zgjedhor nuk dha më rezultate. Kur ish-kryeministri turk, Binali Yildirim pohoi fitoren në mesnatë, e pastaj nuk doli më publikisht, shumë turq filluan të dyshojnë. Shpejt u përhapën zëra, se janë manipuluar votat për Stambollin, për të arritur një fitore të AKP-së. “Ne nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme”, bëri të ditur kreu i CHP-së, Kilicdaroglu në një konferencë për shtyp.

Tani ekziston frika, që fitorja e kandidatit të CHP, Ekrem Imamoglu në Stamboll ndoshta i ka ikur nga dora e partisë CHP për shkak të manipulimit. Një sinjal për këtë mund të jetë edhe bllokimi i publikimit të rezultateve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor për Stambollin. Por nuk e pengoi kreun e CHP-së të pohonte në një konferencë për shtyp në orët e mëngjesit, se shumica e votave të numëruara janë për Imamoglu.

E sigurtë duket se nëse vërtet Stambolli i kalon AKP-së, mund të përballemi me protesta, përleshje në rrugë deri edhe mësymjen e pallatit presicencial, gjithçka është e mundur, thonë vëzhguesit në terren. Ata pohuan se zgjedhjet nuk janë zhvilluar të lira, pohim i mbështetur edhe nga vëzhgues zgjedhorë të pavarur nga Europa.

Presidenti i jep fund krizës ekonomike

Megjithatë CHP megjithë sukseset nuk duhet të gëzohet kaq herët: Erdogani nuk do të lerë gjë pa bërë, që të pengojë kryebashkiakët e rinj. Edhe pse ai tani paraqitet reflektues dhe pohon, se qeveria do të mësojë nga gabimet e bëra, nuk dihet se cili do të jetë hapi tjetër i Erdoganit. Opozita ka frikë se sidomos në Lindje dhe Juglindje të Anadollit, aty ku partia prokurde, HDP fitoi shumë komuna, mund të ndodhë që ato të vendosen në administrim të detyruar me njerëz të AKP-së. Një mjet i përdorur nga Erdogani në të shkuarën për t’ua mbyllur gojën politikanëve të padashur për të.

Po ashtu javën e kaluar presidenti Erdogan bëri të ditur, se kriza ekonomike merr fund më 1 Prill. Ekspertë të bursës menduan një shaka të 1 prillit të bërë para kohe: Nëse Erdogani i zgjidhka kaq shpejt problemet ekonomike, pse pret atëherë zgjedhjet lokale?

Edhe sa kohë do të qëndrojë Erdogan në pallat?

Një nga pyetjet më të rëndësishme pas kësaj shuplake zgjedhore për Erdoganin është, nëse ai do të qëndrojë në pallatin presidencial deri në fund të mandatit. Sepse edhe varianti tjetër është i mundur, që ai të përcaktojë një pasues që para fundit të mandatit të tij. I mundur është po ashtu edhe krijimi i një lëvizjeje të re konservatore-islamike.

Prej kohësh flitet, edhe në radhët e politikanëve të moderuar, se ish-bashkëudhëtarë të Erdoganit duan të krijojnë një parti të re. Nëse ata e ndërmarrin këtë hap është e mundur, që deputetë të AKP-së i refuzojnë Erdoganit rreshtimin krah tij, dhe kalojnë tek lëvizja e re – një praktikë e njohur mes politikanëve në Turqi. Rezultati më vendimtar i këtyre zgjedhjeve megjithatë është: Presidenti Erdogan nuk u forcua në fund të tyre, përkundrazi: Imazhi tij brenda Turqisë, e sidomos brenda përkrahësve të tij ka pësuar goditje të fortë.

Etiketa: Arikan Erkan


Ju sugjerojmë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Para
‘Sherri’ mes Florit dhe Sabri Fejzullahut, reagon Ermali: Gjest i ulët

'Sherri' mes Florit dhe Sabri Fejzullahut, reagon Ermali: Gjest i ulët

Shqiptarja në Greqi që kërkon mandatin në Parlamentin Europian

Shqiptarja në Greqi që kërkon mandatin në Parlamentin Europian

Video/ Aktori e puthi dy herë para të shoqit, nevrikosen fansat e Beyonces

Video/ Aktori e puthi dy herë para të shoqit, nevrikosen fansat e Beyonces
















TE FUNDIT

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}