Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

2016/10/09 at 11:15 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Nga Aurenc Bebja*


Gazeta prestigjoze franceze « Figaro » ka botuar në faqen e parë të saj, me 16 dhjetor të 1912, letrën e princit patriot me origjinë shqiptare, Albert Gjika. Shqipëria sapo kishte shpallur pavarësinë dhe marrëdhëniet me fqinjët ishin të tensionuara. I shqetësuar nga rreziku i përçarjeve të territoreve shqiptare nga sllavo – rusët, princi Gjika i drejtohet gazetës për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

letraLetra e tij :
« I nderuar Zoti Calmette,
I ndodhur në Trieste, para se të nisem për Shqipëri, u hodha si një i uritur mbi gazetën e parë Figaro që më ra në dorë. Ju i njihni mendimet e mia ndaj Francës tuaj të bukur, të cilës i detyrohem për shkollimin dhe trajnimin tim, dhe ky fakt shpjegon dëshirën time për të lexuar dhe gjithmonë lexuar gjuhën frënge.
Por, në numrin e gazetës tuaj të hënës së 9 dhjetorit, me titullin « Çfarë mendojnë në Rusi për çështjen e luftës », Zoti René Marchand publikon një intervistë të shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Parensoff.
Kjo intervistë, e cila tregon qartë qellimet sllave, nuk mund të na përshtatet neve shqiptarëve, krenarë për origjinën dhe historinë tonë. Gjenerali Parensoff flet për Shqipërinë, të cilën ai nuk e njeh, me terma fare pak të sjellshme dhe shprehet kundra autonomisë së saj.
Sipas tij, « Shqipëria nuk ekziston ». Por atëherë, pse ai pranon se shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve ? Pasardhësit e Pellazgëve janë të përhapur në Spanjë, Itali, madje në Britani dhe Irlandë, por një grup prej 3 milion shpirtrash gjenden në vilajetet e Shkodrës, Janinës, Monastirit dhe Shkupit. Kjo është provë se shqiptarët ekzistojnë dhe janë të vetëdijshëm për kombësinë e tyre…
Katolikët e Shqipërisë Veriore, të njohur ndryshe si Malësorët, kurrë nuk kanë kërkuar aneksimin e tyre nga Mali i Zi. Që prej tërheqjes së Malësorëve nga lufta dhe me kthimin në vatrat e tyre, sa fitore kanë korrur malazezët ? Arsyeja se këta malësorë të vrazhdë janë tërhequr është se ata e kanë kuptuar më në fund – dhe në kohë – rrezikun e premtimeve sllave gjithmonë të rreme.
Krijimi i mbretërisë së Shqipërisë siguron paqen në Ballkan. Akordimi i daljes në Adriatik për Serbinë shkakton përçarjen e një vendi dhe një populli, dhe i bie të ndërrohet një tiran me një tjetër.
Pra vendet ballkanike janë të ndara në bazë të parimit të kombësisë, dhe në qoftë se gjenerali Parensoff do e njihte më mirë historinë e vendit të tij, ai do të dinte se Katerina e Madhe (Catherine La Grande) kishte studiuar krijimin e një mbretërie shqiptare, ku djali i saj, Duka i madh, Konstandini, do të ishte sovrani.
Po, por ja që shqiptarët nuk duan të dëgjojnë të flitet për një princ sllav, dhe menjëherë thuhet se Shqipëria nuk ekziston…
…Unë nuk jam sllavofob. I dua të gjithë popujt që mbështesin kauza të cilat janë të drejta. Para luftës, kam publikuar disa artikuj që profetizojnë suksesin e aleatëve ballkanikë dhe shkatërrimin e Turqisë.
Por gjithçka e ka një kufi dhe zelli për shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve i ka kaluar të gjitha përmasat.
Dhe ekziston prova se ka një Shqipëri, sepse ka një qëveri të përkohshme, e kryesuar nga Ismail Qemali, një nga diplomatët më të talentuar, i rrethuar nga patriotë të flaktë dhe të sinqertë. Prova se ka një Shqipëri tashmë të pavarur, e dëshmon edhe flamuri kombëtar, i cili valvitet kudo dhe ne do të dimë ta mbrojmë atë kundra çdo armiku.
Trieste, 12 dhjetor 1912
Një ushtar i thjeshtë shqiptar
Princi Albert Gjika »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim : Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/opinion/gazeta-prestigjoze-figaro-letra-e-12-dhjetorit-1912-per-shqiperine-nga-princi-patriot-albert-gjika/



Ju sugjerojmë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
Bota

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 12:17 pm
BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Para
Video/ Pronarët denoncojnë: Iva Aliko vjedh në dyqanin tonë

Video/ Pronarët denoncojnë: Iva Aliko vjedh në dyqanin tonë

In-memoriam/ Ja çfarë thoshte Gilman Bakalli për vdekjen një vit më parë

In-memoriam/ Ja çfarë thoshte Gilman Bakalli për vdekjen një vit më parë

Shqiptarë të Norvegjisë kontrabandë ilaçesh, ja ku i kishin fshehur

Shqiptarë të Norvegjisë kontrabandë ilaçesh, ja ku i kishin fshehur
















TE FUNDIT

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
27 Qershor, 2026

Një skenë kaosi u regjistrua në Parlamentin e Gjeorgjisë më 26 qershor, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë...

Lexo më shumë

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
27 Qershor, 2026

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin...

Lexo më shumë

Policia procedon penalisht 15 protestues

Policia procedon penalisht 15 protestues
27 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht 15 protestues për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}