Kronikë

Fier/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 2 persona


               Publikuar në : 09:49 - 13/10/19 |
Opi Nion

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur në Fier gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Afrim i Ri”.

Sipas të dhënave, një automjet tip “Ford” është përplasur “kokë më kokë” me një “Skoda”, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e tyre, të cilët janë identifikuar me inicialet A.Xh., dhe M.F.

Pas përplasjes, dy të plagosurit janë transportuar për në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.

Pas