Një grua ka mbetur e plagosur këtë të mërkurë në Fier, pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në lagjen Nr.2 të Roskovecit. Sipas policisë, autor i kësaj ngjarjeje është 56 – vjeçari Shefit H., i cili ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 53 – vjeçare L.H.
Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa bashkëshorti i saj Shefit H. ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin në flagrancë të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al