Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Policia njofton se një 47-vjeçar është vetëvrarë me pistoletë brenda dyqanit të tij. Ende nuk ka detaje mbi rrethanat dhe arsyet e ngjarjes, ndërsa policia policia po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.