Ardhja e emigrantëve në vendin tonë për të festuar festat e fundvitit ka shënuar shtim të fluksit në pikat kufitare në hyrje të Shqipërisë.
Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë 7549 persona.
Sipas të dhënave nga kjo pikë kufitare, kanë hyrë 6018 shtetas shqiptarë dhe 1531 shtetas të huaj.
Sa i përket mjeteve, kanë hyrë 1929 të tilla, nga të cilat 1473 mjete shqiptare dhe 456 automjete me targa të huaja.
Nga dogana e Kakavijës kanë dalë nga Shqipëria 1639 shqiptarë dhe 505 shtetas të huaj. Ndërsa kanë dalë 1473 automjete me dokumentacion shqiptare dhe 255 mjete me targa të huaja.