Festimet e Ditës së Verës kanë vijuar edhe gjatë së shtunës në Elbasan.
Makinat e stilit “Retro” të ekspozuara përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve elbasanas, por dhe vizitorëve të shumtë.
Makinat e këtij koleksioni do të qëndrojnë të ekspozuara pranë kalasë së Elbasanit dhe më pas do të parakalojnë në rrugët e qytetit duke dhuruar një spektakël të vërtetë.
Nga ana tjetër në qendër të Elbasanit ka vijuar edhe koncerti festiv.
Ndërsa, gjatë së dielës do të zhvillohet gara ciklistike “Trofeu Dita e Verës”.
Klan News