Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një përdorim më të gjerë të mjeteve digjitale, teksa bujqësia në Evropë dhe Afrikë përballen me trysninë mjedisore dhe ekonomike. Kjo doli në pah në një studim të ri të pavarur “Fermerët dhe Digjitalizimi”, nga Savanta ComRes dhe financuar nga Vodafone Group.
Mbi 600 fermerë në 13 vende të Evropës dhe Afrikë janë pyetur se ç’mendim kanë në lidhje me digjitalizimin e fermave të tyre, sfidat mjedisore me të cilat përballen dhe presionet aktuale gjeopolitike dhe shoqërore që po ndikojnë në zinxhirin e lëndëve të para dhe po rrisin kostot e pajisjeve e materialeve.
Siç edhe pritej, ndryshimet klimatike qëndrojnë në krye të listës së kërcënimeve me të cilat përballen fermerët në Evropë dhe Afrikë. Thuajse të gjithë fermerët në Evropë (97%) u shprehën se ndryshimet klimatike po ndikojnë masivisht në qendrueshmërinë financiare të fermave.
Teknologjia dhe ndërlidhja janë mjete të fuqishme për t’u përballur me këto sfida, kështu që është inkurajues fakti që studimi nxjerr në pah se fermerët janë duke i përdorur tashmë mjetet digjitale për të reduktuar përdorimin e plehrave kimike, ujit si dhe për të përmirësuar vlerat e tokës. Për më tepër, më shumë se dy të tretat e fermerëve në Evropë dhe Afrikë (89%) besojnë se teknologjia mund t’i ndihmojë fermat të kenë sukses në të ardhmen. Madje 96% e fermerëve, sipas studimit, planifikojnë të investojnë më shumë në digjitalizimin e fermave të tyre në 12 muajt në vazhdim.
Joakim Reiter, Drejtori i Çështjeve të Jashtme dhe Korporative në Vodafone Group, tha: “Ky studim duhet lexuar si një kërkesë për ndihmë e fermerëve, të cilët po përballen me sfida të paprecedenta. Është jetike që si sektori publik, ashtu edhe ai privat, t’i sigurojnë këtij komuniteti akses në teknologjitë digjitale, informacion dhe trajnimin e nevojshëm për të zhvilluar bizneset e tyre. Në këtë mënyrë, fermerët do të kenë akses në të dhëna të cilat u nevojiten për një bujqësi më efikase.”
Dhe Vodafone ka bërë tashmë shumë në këtë drejtim. Në Afrikë, platforma digjitale Vodafone’s Connected Farmer rrit produktivitetin, të ardhurat dhe qendrueshmërinë e fermerëve të vegjël duke iu dhënë akses në informacione, lëndë të para, kredi dhe blerës. Kurse në Evropë, Smart Agriculture ka ndihmuar shumë fermerë të tjerë të ulin kostot dhe rrisin efikasitetin e fitimet. Një rast suksesi është edhe ai në Shqipëri, ku teknologjia e aplikuar në Uka Farm ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Vinod Kumar, Drejtori i Përgjithshmëri i Vodafone Business, tha: “Nga puna me fermerët në të gjithë Evropën dhe Afrikën këto tetë vitet e fundit, ne kemi kuptuar se sa shumë sfidat e përmendura në studim rrezikojnë të ardhmen jo vetëm të fermave të tyre, por edhe të bujqësisë në përgjithësi. Duke ndihmuar fermerët të digjitalizojnë proceset e punës, ne po ndihmojmë në reduktimin e barrierave dhe po i ndihmojmë fermerët të ulin kostot e të rrisin prodhimet, për një të ardhme më të qendrueshme në industrinë bujqësore.”