Aktualitet

Ferma e kanabisit në Berat/ Punëtoret flinin në sera, paguheshin 50 mijë Lekë në ditë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 11/11/22 |
Opi Nion

Ferma gjigande e kanabisit në Kutalli të Beratit dyshohet se funksiononte prej rreth 3 muajsh. Sipas Klan News, punëtoret gra ishin kryesisht nga Kamza por dhe qytete të tjera nga veriu i vendit.

Mësohët se punëtoret zakonisht flinin aty dhe nuk shkonin në banesë. I gjithë aktiviteti i ditës kryhej në serë. Në të gjithë fermën ishin 3 sera ku kultivohej dhe përpunohej kanabis.

Punëtoret paguheshin rreth 50 mijë Lekë të vjetra në ditë.

Sipas informacioneve për këtë ngjarje janë arrestuar 12 persona, ndërsa punëtoret gra që u shoqëruan një ditë më parë, rreth 100 të tilla, u lanë të lira.

Pronari i një nga 3 serave është arrestuar nga policia, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas