Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Femrat u zënë stadiumin, rifillojnë polemikat Tirana-Partizani

2017/04/04 at 11:11 AM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Femrat u zënë stadiumin, rifillojnë polemikat Tirana-Partizani

Futbolli shqiptar hyn në javën e masakrim it të stadiumeve, ku barrën më të madhe do ta mbajë “Selman Stërmasi”. Përveç ndeshjeve të kampionatit, këtë javë luhen në Shqipëri edhe paraeliminatoret e Kupës së Botës 2019 për femra të Grupit B, ku bën pjesë Kombëtarja jonë. Ky grup i zhvillon ndeshjet me sistem grumbullimi në vendin tonë, ndeshje të cilat janë vendosur që të luhen në dy stadiume, “Elbasan Arena” dhe “Selman Stërmasi”.


Impianti i vetëm i kryeqytetit është i detyruar që në kuadrin e pesë ditëve, 6-11 prill, të përballojë pesë ndeshje, tre kanë të bëjnë me eliminatoret e femrave dhe dy ndeshje kampionati të Partizanit dhe Tiranës. Më 6 prill, në “Selman Stërmasi”, në orën 14:00 luhet ndeshja e kombëtares së femrave mes Greqisë dhe Maltës. Më 8 prill, ora 14:00, luhet takimi Greqi-Kosovë.

Më 9 prill, ora 19:00, kalendari parashikon të luhet Partizani-Luftëtari, ndërsa më 10 prill, ora 19:00, do të zhvillohet sfida mes Tiranës dhe Teutës, përballje këto të vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ndërsa një ditë më pas, më 11 prill, ora 14:00 do të zhvillohet takimi Kosovë – Maltë. Densiteti i takimeve, por edhe parashikimet e kësaj jave që kanë të bëjnë me një mot të paqëndrueshëm, shtojnë shanset e masakrimit të tapetit të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Pa dyshim, në këtë përcaktim kalendari, përgjegjësia kalon mbi FSHF-në, e cila mund të kishte zhvendosur ndeshjet e kombëtareve të femrave në një impiant tjetër.

QËNDRIMI I PARTIZANIT

Kjo ngjeshje kalendari bëri që dje të dilnin zëra se Partizani mund ta priste Luftëtarin jashtë kryeqytetit. Por drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për “Panorama Sport” ka larguar zërat për një shtegtim të “demave” për këtë sfidë.

“Sipas kalendarit, Partizani e pret Luftëtarin të dielën e 9 prillit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, në orën 19:00. Nga ana jonë nuk ka asnjë diskutim, kështu që ndaj Luftëtarit do të luajmë në kryeqytet. Për të tjerat nuk është përgjegjësia jonë”, u shpreh Tomori.

Ky qëndrim i klubit pritet që t’i ngrohë tifozët e kuq, të cilët duan që të jenë më të shumtë në stadium, mundësi të cilën ua ofron vetëm “Selman Stërmasi” për momentin.

BLLOKIMI I TIRANËS

Tirana pritet që të bëhet pengesë, në mënyrë që ta largojë Partizanin nga kryeqyteti për këtë javë, aq më shumë që ata duhet të luajnë një ditë pas tyre. Mësohet se bardheblutë nuk do ta pranojnë kalendarin e kësaj jave, pasi nëse do të luheshin të gjitha ndeshjet e programuara, i bie që stadiumi i tyre të pësonte një masakrim të vërtetë. Plus që fusha nuk do të ishte në kondicionin e duhur për ndeshjen e tyre me Teutën./panoramasport

 

Etiketa: polemikatselman stermasiStadiumiTirana-Partizani


Ju sugjerojmë

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Sherr brenda LSI për mandatin e Armando Prengës

Sherr brenda LSI për mandatin e Armando Prengës

Ndeshjet e sotme/ Në darkë, fillon gara e madhe e futbollit Champions League

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Champions League

Mazhoranca e bën fakt të kryer, drafti i Drejtësisë do të kalojë në seancë

Berisha akuzon ministrin e ri të Brendshëm si të lidhur me drogën
















TE FUNDIT

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
29 Dhjetor, 2025

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh...

Lexo më shumë

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
29 Dhjetor, 2025

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë...

Lexo më shumë

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara
29 Dhjetor, 2025

Volodymyr Zelensky tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin “100% të dakorduara” pas një takimi me Donald...

Lexo më shumë

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com