Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët në mes janë tepër

2016/03/01 at 8:18 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fëmijët në mes janë tepër

Preç Zogaj


Të dielën e shkuar, në për balljen e radhës midis ambientalistëve nga shoqëria civile dhe bashkisë së Tiranës, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ishte fuqizuar me një prani të konsiderueshme fëmijësh.

I kishte mbledhur për t’i përdorur në korridën që po zhvillohet prej disa javësh për ndërhyrjen ose jo në parkun e liqenit.

Me këtë gjetje, Veliaj kishte llogaritur të dyfishonte, kësaj radhe me imazhe, investimin mediatik të qeverisë dhe bashkisë sikur kundërshtarët e ndërhyrjes në hapë­ sirën e gjelbër të parkut të madh të Tiranës janë të pandjeshëm ndaj luleve të jetës, ndaj nevojave që kanë fëmijët për t’u argëtuar, ndërkohë që Rama në qeveri dhe Veliaj në bashki i duan fëmijët më shumë se opozita dhe shoqëria civile!

Ndaj po ndërtojnë për ta një park të madh e të bukur lodrash në mes të pyllit, buzë liqenit artificial. “Ja, more ja, çfarë kundërshtojnë! Ja, more çfarë kanë halë në sy! Një park lodrash për kalamaj! Parkun që fëmijët e Tiranës mezi po e presin”! Ky është mesazhi.

Që po ta marrësh kallëp, jashtë përmbajtjes reale të kundërshtive që ka provokuar ndërhyrja në park dhe jashtë spekulimeve të njohura politike me ëndrrat dhe pafajësinë e fëmijëve, do të na tregonte vërtet një opozitë dhe një shoqëri civile të prapambetur, të pashpirt, djalli vetë.

Mirëpo debati dhe konflikti për hapësirën e gjelbër të parkut nuk ka të bëjë fare me temën e argëtimit të fëmijëve ku kërkon ta fusë propaganda e Ramës.

Ky debat nuk është shtruar dhe as shtrohet fare në formën e pyetjes “jeni pro apo kundër parqeve për fëmijë, jeni pro apo kundër një parku lodrash në pyllin e parkut të madh të Tiranës”.

Debati i shoqëruar me protesta dhe përplasje ka nisur dhe vazhdon sot e kësaj dite për një tërësi çështjes të karakterit ligjor, mjedisor dhe etik, siç janë: Lejohet apo nuk lejohet me ligj ndërhyrja në parkun e madh të Tiranës?

Ka apo nuk ka një plan urban të zonës, që do t’i hapte rrugë lejes së ndërtimit? Ka apo nuk ka leje mjedisore? A janë pyetur apo jo shoqatat e mjedisit dhe qytetarët për një ndërtim ndërhyrje, qoftë edhe të butë në parkun e Tiranës, që nuk ka qenë parashikuar në mënyrë eksplicite në programin elektoral të Velisë, pra, nuk rezulton i mbuluar me votë, çfarë e bën të domosdoshëm konsultimin me qytetarët.

Brenda çështjeve të mëdha si këto që përmendëm, që ngërthejnë në lidhjen e tyre legjitimitetin e munguar të projektit në fjalë, kanë gëluar e gëlojnë kundërthënie të tjera, që kanë krijuar ilaritet në publik, siç janë rrethimi i kantierit dhe fillimi i punës pa dalë leja zhvillimore, dhënia e lejes para datës së mbledhjes së KKT­së dhe xhevahire të tjera kësisoj që nëpunësve dhe zyrtarëve zëvendësa të bashkisë u kanë shpëtuar nëpër studiot televizive ngaqë nuk e dinin as ata ç’po ndodhte. Ku futen fëmijët, ç’punë kanë fëmijët këtu?

Asnjë punë, asnjë rol. Fëmijët i futi në skenë Rama dhe Erioni. Si për të vërtetuar një parashikim, sipas të cilit, kur është fjala për të çuar përpara me çdo kusht një projekt të dyshimtë, as njëri, as tjetri nuk i rezistojnë tundimit për të imituar artificet e shpifura të politikës ndër shekuj, siç është edhe kjo e përdorimit të fëmijëve si garniturë humanizmi.

Përqafimi i fëmijëve është poza tipike e gjithë diktatorëve.

Retorika politike nuk e ka pasur problem të gjejë në çdo kohë një justifikim të mbështetur në dashurinë ndaj fëmijëve për të çuar përpara vendime që kanë rezultuar katastrofike.

Një i tillë ka qenë vendimi i PPSH­së, në fillim të viteve tetëdhjetë, për tufëzimin e bagëtive në fshat, akti ekstrem i varfërimit të shqiptarëve, që u mbulua me kolonën zanore të një propagande të sinqertë, por të marrë sikur falë tufëzimit fëmijët do të kishin më shumë kohë për të mësuar.

Shtytja ishte indoktrinimi ideologjik kundër çdo gjëje private.

Fëmijët ishin zbukurimi i aktit. Në rrafshin libresk dukej vërtet diçka e mirë për fëmijët e fshatit dhe për higjienën e grave, por kur plasi zija për një filxhan qumësht u pa se medalja i kishte pasur dhe i kishte të dyja anët.

Shtetarët duhet të dinë të dallojnë dhe të vendosin më të mirën për qytetarët e tyre. Kjo sentencë është e vlefshme edhe në kohën tonë, kur nuk është më indoktrinimi ideologjik që vendos, por kontrata, e drejta, ligji demokratik.

Qeveria nuk mund të punojë me letra të fshehura, nuk mund të zbatojë projekte në kundërshtim me korpusin legjislativ, që për më tepër i ka mbajtur si asin nën mëngë kur është votuar.

Kjo është pika që ka gjeneruar tension dhe përplasje për parkun e Tiranës. Është një çështje më shumë se mjedisore, një çështje e reflektimit të kulturës së vjetër të sundimit të personit në kulturën e re të sundimit të ligjit.

Përfshirja e fëmijëve në përplasje të tilla na thotë shumë për reminishencat e politikës së vjetër, por nuk na thotë asgjë se kush ka të drejtë e kush nuk ka të drejtë për ndërhyrjen me inerte dhe materiale ndërtimi në hapë­ sirën e gjelbër të parkut të kundërshtare.

Për të diktuar, jo për të bindur. Thirren për të fshehur një hile, një abuzim, një poshtërsi. Secila palë mund t’i marrë. Por s’duhet t’i marrë. Këtu fillon ndryshimi. Fëmijët në mes janë tepër.

“Les enfants perdu” (Fëmijë të humbur), quheshin dikur ushtarët e pararojës që nxirreshin në vijën e parë të sulmit për të fituar terren dhe për t’u vrarë.

Metafora në rastin tonë është kjo. Nevojat e ligjshme të fëmijëve për parqe dhe mjedise argëtimi nuk mund të jenë pararoja e pushtimit të hapësirave të gjelbra, që më vonë mund t’u sakrifikohen interesave të tjera. Ky nuk është thjesht një dyshim.

Kemi pasur një park shumë të bukur lojërash në Rrugën e Elbasanit. Dikur, në vitin 2003, zoti Rama e përuroi të rindërtuar si miku më i dashur i fëmijëve, duke shëtitur me ta në një varkë­lodër në pishinën e atij parku. Sot ai park ka vdekur. Precedentët kanë gjithashtu peshën e tyre në pozicionet që marrin qytetarët.

* Opinion i shkruar për gazetën “Panorama”.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
17 vjeçarja vritet nga e motra, ja arsyeja absurde

17 vjeçarja vritet nga e motra, ja arsyeja absurde

Ja pse krahasimi i vetes me të tjerët është i dëmshëm

Ja pse krahasimi i vetes me të tjerët është i dëmshëm

Foto/ Kjo modele protestoi nudo kundër politikave të Merkel

Foto/ Kjo modele protestoi nudo kundër politikave të Merkel

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com