Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fejuan vajzën e mitur me një 40 vjeçar. Prindërit: Se dinim që kishte këtë moshë

2016/04/17 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fejuan vajzën e mitur me një 40 vjeçar. Prindërit: Se dinim që kishte këtë moshë

Prindërit e 15­-vjeçares nga Mirdita, të cilën e fejuan dhe e martuan pa dëshirën e saj me dikë 27 vite më të madh se ajo, kanë shprehur pendesë për këtë vendim të tyre.

Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë deklaruar gjithçka kishte ndodhur që nga koha e njohjes së vajzës së tyre me Martin Haxhiajn, nga fshati Urakë i Matit. Në dëshminë e tyre ata janë shprehur se nuk kishin dëshirë që ta martonin vajzën, por janë detyruar për shkak të kërcënimeve që u kishte bërë 41­vjeçari.

Përkundrejt deklaratave të tyre, Policia ka dyshime të forta se ata kanë qenë dakord që vajza e tyre G.Gj., nxënëse në klasën e nëntë, të martohej me burrin 27 vite më të madh. Duke iu referuar dëshmisë së minorenes dhe provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit.

Por këta të fundit janë penduar më vonë dhe i kanë kërkuar së bijës që të ndahet nga i fejuari. Shkak për këtë duket se janë bërë kundërshtimet e të afërmve të minorenes, të cilët i kanë kritikuar dy bashkëshortët për martesën e vajzës kaq të vogël, dhe aq më tepër me një burrë gati trefishi i moshës së saj.

Por vendimi i largimit të “nuses” së re nga banesa e 41­vjeçarit 1 javë pas martese, e ka acaruar këtë të fundit. Ai e ka kërcënuar bashkë me prindërit e saj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të nuses në banesën e tij, në zonën e plazhit në Durrës, ku jetonte me prindërit e tij. Në këto kushte e mitura ka bërë denoncim, duke treguar të gjithë dinamikën se çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Martin Haxhiaj nga Urakë e Matit ishte njohur me të miturën në kohën kur kjo e fundit qëndronte te disa të afërm të saj afër këtij fshati. Pak kohë më vonë ai ka shkuar në familjen e 15­ vjeçares për t’i kërkuar dorën. Kërkesa e tij ka gjetur dakordësinë e prindërve, të cilët, siç kanë deklaruar në Polici, nuk kanë qenë në dijeni të moshës së dhëndrit. E mitura e ka kundërshtuar këtë fejesë, por pëlqimi i saj nuk është marrë parasysh.

Gjashtë muaj pas fejesës, 41­ vjeçari ka kërkuar që të martohej dhe rreth tri javë më parë, ai e kishte marrë vajzën e mitur pa bërë dasmë. E mitura u largua e tronditur nga banesa bashkëshortore 1 javë më pas dhe e denoncoi atë në Polici për përdhunim

Prej 11 ditësh Haxhiaj ishte në kërkim dhe u arrestua nga Policia e Durrësit. Dëshmia e vajzës ka qenë tronditëse. Ajo i deklaroi Policisë se prindërit e kishin martuar pa dëshirë dhe në të gjitha netët në banesën bashkëshortore ajo ishte përdhunuar nga i shoqi.

Sipas të dhënave, familja e minorenes jeton në një fshat të Kurbneshit, në kushte mjaft të vështira ekonomike. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku që i detyroi ata të vepronin jashtë vullnetit të vajzës, duke menduar se jeta në zonën e plazhit të Durrësit do t’i siguronte asaj një të ardhme më të mirë.

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Dyshim

Dyshim

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Kërcënoi kandidatin për rektor. Ja akuzat e Krimeve të Rënda për Shullazin dhe shokët e tij

Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com