InstaBIZ

Fejohet këngëtarja Taylor Swift?


               Publikuar në : 16:35 - 26/04/19 |
xhu lia

Këngëtarja  Taylor Swift ka publikuar këngën e saj më të re me titull “ME!”. Përpara se ajo të publikonte këtë klip të ri ka thënë për fansat, se fshihet një surprizë në të.

Në këtë produksion muzikor një djalë shfaqet duke i dhënë një unazë këngëtares, e cila në fillim e refuzon, por më pas kur djali i zgjat një kotele, ajo më në fund e pranon.

Në këtë mënyrë fansat kanë nisur në aludojnë në rrjete se këngëtarja është lidhur në fejesë me të dashurin e saj Joe Alwyn.

Ndonëse kanë vite së bashku çifti ka qenë mjaft i rezervuar sa i përket historisë së tyre të dashurisë dhe ekspozimit të saj. Nuk dihet në fakt nëse ata janë fejuar, ndërkohë që pritet një reagim i Swift pas këtyre spekulimeve./Opinion.al/

Pas