Federata italiane e futbollit ka publikuar sot kalendarin e sezonit të ardhshëm 2023-24 në Serinë A. Sipas njoftimit, mësohet se kampionati do të nisë fundjavën e datës 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.
Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bologna – Milan, Udinese – Juventus dhe Inter -Monza.
Ndërkohë, ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serie A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në Serinë A 2023/24 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar për më 27 shtator (raundi e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare. Më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.