Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fati i grupit Wagner i paqartë, pas vdekjes së Prigozhin

2023/08/26 at 10:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fati i grupit Wagner i paqartë, pas vdekjes së Prigozhin

Prania e Grupit Wagner shtrihet që nga vendet e lashta të Sirisë dhe deri në shkretëtirat e Afrikës Nënsahariane, duke ushtruar kështu influencën globale të Kremlinit nëpërmjet mercenarëve që akuzohen se përdorin forcë brutale dhe përfitojnë nga marrja e pasurive minerare.

Por kjo ishte situata nën drejtimin e Yevgeny Prigozhinit, që në një video rekrutimi ndoshta të fundit të tij, u shfaq me uniformë ushtarake dhe mbante në dorë një armë luftarake, në një terren të thatë dhe plot pluhur, ndërsa mburrej se Wagneri “po e bënte Rusinë edhe më madhështore në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”.

Një avion privat me të cilin udhëtonte Prigozhini dhe drejtuesit e tij më të afërt ushtarakë u përplas në veriperëndim të Moskës të mërkurën, dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur që sfidoi autoritetin e Presidentit rus Vladimir Putin. Ka spekulime se udhëheqësi i mercenarëve, i cili mendohet se është i vdekur, ishte vendosur në objektiv për t’u vrarë për shkak të rebelimit, megjithëse Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë. Rrëzimi i avionit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ushtrisë së tij private, që luftoi përkrah forcave ruse në Ukrainë, përpara rebelimit të tij jetëshkurtër kundër udhëheqësve ushtarakë në Moskë.

Autoritetet ruse janë shprehur se duhet të pritet për rezultatin e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Presidenti Putin shprehu ngushëllime pasi avioni ra në fluturim. Udhëheqësi rus i ka urdhëruar gjithashtu luftëtarët e Grupit Wagner që të nënshkruajnë një betim besnikërie ndaj shtetit rus, thuhet në një dekret të publikuar në faqen në internet të Kremlinit në orët e vona të së premtes, dekret që hyri në fuqi menjëherë.

Urdhëri doli pasi Kremlini mohoi të premten sugjerimet e zyrtarëve perëndimorë dhe të mediave se drejtuesi i Wagnerit mund të jetë vrarë me urdhër të Presidentit Putin.

Në vendet afrikane ku Grupi Wagner ofronte shërbime sigurie kundër organizatave ekstremiste, si al-Kaida dhe grupi Shteti Islamik, zyrtarët dhe ekspertët parashikuan që Rusia do të ruante ndoshta një lloj pranie, duke i vendosur mercenarët nën një strukturë të re drejtuese.

Të tjerë thonë megjithatë se zoti Prigozhin pati ndërtuar lidhje të thella personale që Moska do të vështirësohej t’i zëvendësonte me shpejtësi.

Zoti Prigozhin pati arritur një marrëveshje me Presidentin Putin pas rebelimit, për t’i zhvendosur mercenarët e Grupit Wagner në Bjellorusi, në këmbim të amnistisë dhe foli rishtazi për një zgjerim të aktivitetit të tij në Afrikë. Ai u pa të bisedonte së fundmi me zyrtarë afrikanë gjatë një takimi të nivelit të lartë në St. Petersburg. Ai mirëpriti me shpejtësi grushtin ushtarak që rrëzoi muajin e kaluar nga pushteti Presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum. Junta ushtarake kontaktoi Grupin Wagner, por nuk është e qartë se çfarë përgjigje mori. Deri më tani nuk ka një prani të dukshme të mercenarëve rusë në këtë vend të Afrikës Perëndimore, përveç turmave që valëvisin flamujt e Rusisë dhe Grupit Wagner gjatë demonstratave në mbështetje të grushtit të shtetit.

Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar që Rusia apo Grupi Wagner të kenë ndonjë rol në rrëzimin nga pushteti të Mohamed Bazoumit, ekziston frika se Kremlini mund të shfrytëzojë pozitën e dobësuar të Perëndimit në Afrikë, ku mercenarët e Grupit Wagner janë tashmë aktivë në Mali dhe dyshohet se janë vendosur edhe në Burkina Faso./VOA

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
Zjarri pranë fushës së plehrave, Peleshi: Forcat e Armatosura janë nisur drejt Elbasanit

Zjarri pranë fushës së plehrave, Peleshi: Forcat e Armatosura janë nisur drejt Elbasanit

Horoskopi për sot, 9 gusht 2023

Horoskopi për sot, 27 gusht 2023

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa do të shënoj termometri

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa do të shënoj termometri

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com