Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja shqiptare në krizë! Rriten divorcet dhe abortet

2016/05/20 at 7:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori/ Refugjati sirian gjen familjen pas dy vitesh

Popullsia e vendit është futur në një proces gati degradues prej divorceve në rritje, numrit të lartë të vdekjeve, rënies së lindjeve, aborteve të shtuara dhe emigracionit të lartë më 2015.


Një raport i fundit i INSTAT shumë i detajuar sjell të dhëna për dinamikën e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave, shihet se më 2015 numri i vdekjeve është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë.

Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5%, abortet i janë rikthyer rritjes. Nga ana tjetër, martesat që shkuan në divorc ishin 24% më shumë se në vitin 2014, raporton INSTAT.

Vdekjet rritje me 8%

Kjo rritje, sipas INSTAT vjen kryesisht nga një raportim më i mirë i vdekjeve nga gjendja civile. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat meshkujt kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e meshkujve është më e ulët se ajo e femrave. Në vendin tonë për vitin 2015 meshkujt jetojnë mesatarisht 4 vite më pak se femrat.

Vdekshmëria foshnjore është 7,8 për djemtë dhe 6,3 për vajzat. Ky tregues për meshkujt ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një përmirësim duke e krahasuar me vitin 2014 i cili ishte 8,0.

2015, divorcet rriten me 24 %

Numri i familjeve të divorcuara në fund të vitit 2015 arriti në 5255 nga 4240 të tilla në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore me 23.9%, teksa gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar rreth 25 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç.

Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç. Ndërkohë martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është 29,6 vjeç.

Një tregues interesant është normat e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të vajzave. Krahasuar me 10 vite më parë femrat martohen relativisht një vit më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend.

Numri i lindjeve bie me 8.5%, abortet rriten 0.8%

Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5 për qind në vitin 2015, numri aborteve nga ana tjetër raportohet me rritje.  Të paktën nga 2006 treguesi i abortit ka qenë në trajektore rënëse por me 2015, grafiku ka ndryshuar krah. Abortet sipas INSTAT kanë pësuar rritje vjetore me 0.8%  ose 47 aborte me shumë.

Aborti është ndërprerja e barrës që ka ndodhur para javës së 28-të  dhe kur ky produkt është fetus i vdekur. Ka dy kategori abortesh aborte spontane dhe aborte të provokuara. Abort i provokuar ka për origjinën një veprim të ndërmarr me qëllim për të ndërprerë barrën. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

INSTAT, raporti me të dhëna të detajuara

Raporti i fundit i INSTAT “Femra-meshkuj” sjell të dhëna shumë më të detajuara në krahasim me raportet e mëparshme. Burime nga INSTAT pohuan se stafi ka punuar shumë për të arritur në kët rezultate, ndërsa një shtytje e madhe ka ardhur nga ish drejtori i INSTAT, z.Gjergji Filipi, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak muaj më parë./Monitor/

 



Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
Aktualitet

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

14 Qershor, 2025 2:26 pm
“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
Aktualitet

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

14 Qershor, 2025 2:04 pm
Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Para
Video/ 15 vjeçarja kapet nga kamera duke bërë seks me 25 djem

Video/ 15 vjeçarja kapet nga kamera duke bërë seks me 25 djem

Basha: Edvini apo Edi duhet të kërkonte falje për të inkriminuarit

Basha: Edvini apo Edi duhet të kërkonte falje për të inkriminuarit

Foto të nxehta në dush, ja e dashura e re e Alonsos

Foto të nxehta në dush, ja e dashura e re e Alonsos

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
14 Qershor, 2025

Policia njoftoi të shtunën e 14 Qershorit se ekstradoi nga Zimbabvet drejt Shqipërisë 42-vjeçarin Loren Dusha. Ndaj tij ekziston një...

Lexo më shumë

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
14 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas...

Lexo më shumë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
14 Qershor, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes...

Lexo më shumë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
14 Qershor, 2025

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com