Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja shqiptare në krizë, divorcet rriten me 48%, martesat bien me 10%

2017/06/14 at 5:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja shqiptare në krizë, divorcet rriten me 48%, martesat bien me 10%

Qëndrueshmëria e familjeve shqiptare është cenuar në vitin 2016, teksa shihet se numri i martesave është ulur dukshëm dhe divorcet janë rritur në mënyrë dramatike.


Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa.

Rritja vjetore e divorceve ka rezultuar e ndjeshme me një shtim 48% në krahasim me vitin 2015.

Gjatë dekadës së fundit, divorcet janë rritur në mënyrë të moderuar, por fenomeni shihet të ketë pësuar kërcim të madh në tre vitet e fundit.

Nga 14.8 divorce për 100 martesa në vitin 2007, në vitin 2013 ky tregues shënoi 15.8 divorce për 100 martesa, duke u ngjitur në 17.8 më 2014 dhe në 21 divorce për 100 martesa në vitin 2015.

Trendit në rritje të divorceve i korrespondon një numër më i ulët e martesave. Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015.

Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se te gratë më shumë se 54,9% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 83,0% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, raporton INSTAT.

Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re në martesë për gratë e cila është 25,1 vjeç. Për burrat 52,9% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,2% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 34 vjeç.

Një tregues interesant është norma e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të grave.

Krahasuar me 10 vite më parë, gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë.

Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç. Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa.

Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5% dhe për moshën 19 vjeç është 8,2%. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme. (Monitor)

 



Ju sugjerojmë

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Aktualitet

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

4 Korrik, 2026 11:27 am
Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
Kronikë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

4 Korrik, 2026 10:27 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

4 Korrik, 2026 10:25 am
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

4 Korrik, 2026 10:21 am
Para
Ja fjalët e lamtumirës së Lorik Canës për Gianni De Biasin

Ja fjalët e lamtumirës së Lorik Canës për Gianni De Biasin

Ministri i LSI-së: Gabimi i vetëm i joni është se bëmë Edi Ramën kryeministër

Ministri i LSI-së: Gabimi i vetëm i joni është se bëmë Edi Ramën kryeministër

Për herë të dytë tenton të djeg veten me benzinë, shkak vendimi i Gjykatës

Për herë të dytë tenton të djeg veten me benzinë, shkak vendimi i Gjykatës
















TE FUNDIT

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
4 Korrik, 2026

Qindra mijëra iranianë mbushën një kompleks të madh lutjesh në Teheran të shtunën, ndërsa ceremonia javore e varrimit të ish-udhëheqësit...

Lexo më shumë

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
4 Korrik, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të...

Lexo më shumë

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
4 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
4 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}