Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja kthehet nesër, i ati për djalin që iu vra në Siri: Jam krenar

2020/10/26 at 7:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Familja kthehet nesër, i ati për djalin që iu vra në Siri: Jam krenar

Floresha Rasha së bashku me fëmijët e saj nesër pritet që të rikthehet në shtëpi në Tiranë pasi u nxor nga kampi i ferrit, “Al Hol”. Por si përfundoi ajo në Siri? Floresha Rasha është gruaja e Diamant Rashës, e cila kishte mbetur në Siri prej fillimit të vitit 2014, kohë kur bashkëshorti i saj u vra në luftë.


Në Shqipëri, Diamant Rasha ishte i njohur me emrin “Ebu Amar” punonte si shpërndarës picash. Në Siri, ai u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, për të cilin u vra nga një snajper në janar të vitit 2014. Floresha Rasha mbeti atje me fëmijët e mitur dhe donte të kthehej në Shqipëri, por xhihadistët nuk e lejuan.

Skeda

Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar) ishte i biri i Shaban dhe i Xhemile, i datëlindjes 24.08.1980, lindur në Sllovë, Dibër e banues në Rruga “Ferit Xhajko” (Rr. Pal Hasa), Tiranë, me gjendje civile i martuar me fëmijë. Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla. Më datë 08.02.2013, Diamant Rasha është shprehur se ka vendosur të mos kthehet në Shqipëri pasi të mbarojë lufta.

Ai i kishte kërkuar babait të tij që bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve (djali 7 vjeç dhe vajza 11 vjeçe), t’u nxjerr pasaportat, që të jenë gati për të udhëtuar për në Turqi, sepse një shok i tij (Diamantit) që është atje (në Turqi) do të vij në Shqipëri pas disa ditësh do t’i përcjellë fëmijët e bashkëshorten e Diamantit me këtë shokun e tij. Diamant Rasha shprehej në kampet e trajnimit ku ishte kishte shumë persona që kishin marrë edhe familjarët e tyre me vete dhe qëndrojnë në çadra të veçanta dhe mbas luftës do të jetojnë në Siri.

Diamant Rasha theksonte se pas mbarimit të luftës, ka dëshirë të jetoj në Siri, sepse një gjë e tillë është e këshillueshme edhe në fenë islame, pasi në Sham (Siri) do të shfaqen dhe shenjat e mëdha të kijametit (shkatërrimi përfundimtar i botës), në Sham do të zbresë imamë Mehdiu, do të shihet me sy të lirë dalja e Dexhallit (krijesë e mbinatyrshme) që përkon me fundin e jetës në dynja/tokë. Diamant Rasha udhëtoi më 16.01.2013 nga Tirana në Stamboll, Turqi. Destinacioni i tij përfundimtar ishte  Siria me qëllim pjesëmarrjen në “xhihad” luftarak atje.

Dëshmia e të atit në gjyq

Në vitin 2015, Shaban Rasha dëshmoi te Krimet e Rënda, në procesin gjyqësor në ngarkim të imamëve dhe besimtarëve të akuzuar për rekrutim të personave për vepra terroriste. Ai u shpreh krenar për djalin e tij dhe faktin se kishte rënë në luftë. “Diamant Rashën e kam djalë. Ai ka ndërruar jetë. Di që është vrarë. Ka qenë në fronin e luftës në Siri kundër Bashar Al Asadit, kriminelit të historisë.

Në dijeni për vrasjen e djalit tim më ka vënë krushku. Babai i nuses së djalit më tha që Diamanti është vrarë. Elhamdulila, i thashë, të gjithë do vdesim një ditë. Ata ishin vënë në dijeni. Djali im ka qenë nga ata burrat e rrallë. Ai gjithë veprimet e tij, gjithë dijeninë e kishte për Allahun. Edhe kur i thosha unë ndonjë gjë tjetër, më thoshte ‘stop’.

Ai ishte i ndershëm, burrë i vendosur dhe që nuk mund të gënjehej apo mashtrohej prej askujt. Atë që kërkoi Allahu ia dha. Pas largimit të tij në Siri kemi komunikuar rregullisht me të. Të dhëna se ku ishte, ai nuk na jepte. Ai thoshte ‘jemi mirë dhe qofshi mirë’. Kaq. Djali im ka qenë te forcat komando në Shqipëri kur ka bërë shërbimin ushtarak. Djali më tha ‘babë, a je trim, më lër të shkoj’.

I thashë ‘je i lirë’. Ai mori atë që kërkonte. Në shtëpinë time kanë ardhur rreth 4 mijë veta nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria jo për të më ngushëlluar, por për të më uruar, për atë që i ndodhi djalit tim. Diamanti nuk ka shkuar për të marrë pjesë në ndonjë organizatë të caktuar. Jam shumë krenar. Kam rritur një trim, që ka rënë shehid dhe jo një frikacak” tha ai para gjyqit.

Riatdhesimet

Një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri. Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll. Nga i njëjti kamp i riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë. Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku nje pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve./ Burimi: ABC News



Ju sugjerojmë

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
Bota

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

20 Janar, 2026 10:39 am
Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
Bota

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

20 Janar, 2026 9:57 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

20 Janar, 2026 9:36 am
Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
Bota

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

20 Janar, 2026 9:27 am
Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Kronikë

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

20 Janar, 2026 9:19 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:17 am
Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Para
Riatdhesimi nga Al Hawl, Rama takon 4 fëmijët: Jam i lehtësuar

Riatdhesimi nga Al Hawl, Rama takon 4 fëmijët: Jam i lehtësuar

Erdogan: Myslimanët në Europë, si hebrenjt gjatë nazizmit

Erdogan: Myslimanët në Europë, si hebrenjt gjatë nazizmit

Gjendet pronari i anijes me vela të braktisur pranë Shëngjinit

Gjendet pronari i anijes me vela të braktisur pranë Shëngjinit
















TE FUNDIT

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
20 Janar, 2026

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
20 Janar, 2026

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez,...

Lexo më shumë

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
20 Janar, 2026

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet...

Lexo më shumë

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
20 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com