35-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familja disa ditë më parë, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se 35-vjeçari është gjetur rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak.
Blutë dyshojnë se i riu mund të jetë vetëvarur në vendin ku u gjet.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.