Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falsifikuan dokumentet për të pajisur qytetarët me pasaporta bullgare, pranga 3 zyrtarëve në Bulqizë

2023/12/21 at 1:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Falsifikuan dokumentet për të pajisur qytetarët me pasaporta bullgare, pranga 3 zyrtarëve në Bulqizë

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.


Në një njoftim për mediat bëhet me dije se zyrtarët pajisnin qytetarët me dokumenta false, për vendbanime, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Të arrestuar janë shtetasit: L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren, A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren, F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë  falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasaporta”.

Shpërdoruan detyrat për të pajisur qytetarë me dokumente false, për vendbanimin, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare, vihen në pranga 3 punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë.

Srukturat hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, dyshohej se falsifikonin dokumente, me qëllim pajisjen e qytetarëve, me vërtetime, në kundërshtim me ligjin, më datë 12.10.2023 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i hetimeve disajavore, të kryera me metoda proaktive, strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan operacionin policor të koduar “Pasaporta”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i udhrave për ndalimin e shtetasve:

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për hetime të mëtejshme me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Theksojmë faktin se ky rast është publikuar dhe në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Falënderojmë gazetarët e qytetarët dhe i sigurojmë se Policia e Dibrës është maksimalisht e angazhuar për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.



Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
Lefter Alla-gjykatës: Jam i pafajshëm, shiheni me kujdes

Lefter Alla-gjykatës: Jam i pafajshëm, shiheni me kujdes

Me skuter dhe syze dielli, dërgohet në SPAK vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës (Foto) 

Me skuter dhe syze dielli, dërgohet në SPAK vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës (Foto) 

Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Vendimi antikushtetues, skenar i PS për eliminimin e opozitës

Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Vendimi antikushtetues, skenar i PS për eliminimin e opozitës
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}