Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas vizitës që zhvilloi në ambasadën amerikane.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai veçon tre çështje si më të rëndësishme, ardhja e afganëve, reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe forcimi i partneritetit ushtarak.
“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken.
Thank you @USEmbassyTirana for your important work on key priorities, from helping resettle thousands of Afghan allies to supporting Albania’s justice reform and strengthening our military partnerships. pic.twitter.com/urx0PfGZvW
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024