Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fal Internetit

2016/03/04 at 10:40 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
John Kerry nuk është zhoao amazona

Nga Edison Ypi

Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më tepër sulmohet, sa më tepër të punojë aq më tepër përbuzet, sa më tepër shkollë të bëjë, aq më budalla katandiset. Sa më tepër të dijë, aq më pak vlen.
Fal Internetit, dijetarët, shtetarët, krerët, nuk i kemi aspak më ndryshe por saktësisht ashtu si i preferojmë.
Fal Internetit, “Shqiptari i Vitit” është Kaçarrum Kaçamaku nga Takapi Komuna e Sumës, ndërsa “Shqiptari i Shekullit” është dhe në jetë të jetëve do jetë Loqemadh Katunari nga Taplasi, Komuna e Stërlëngut, Prefektura e Hiçit.
Fal Internetit, ajo që do duhej të ishte shtylla e shoqërisë, mikroborgjezia jonë, më së fundi ekziston, dhe me jetë e paçim, por është më e fëlliqura në fytyrë të dheut; Ca parazitë e ca hajdutë, ca bajga që hiqen për aristokratë e ca pëgërje që mbahen për elitë.
Fal internetit, shqiptar i shquar mund të jetë çdo hajdut që ngre një flamur dhe çdo budalla që bën hatanë me 1 rrjesht e gjysëm në fejsbuk.
Fal Internetit, çdo vrasës është më i rëndësishëm dhe i lavdishëm se një krahinë e tërë që nuk prodhon lajme për kronikat e krimit por vetëm grurë, misër, mish, qumësht.
Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit që fotografojnë surratin e vet nga dhjetra kënde, shkruajnë vargje për të vjellë, sajojnë maksima me t’i sjell zorrët në fyt, nxjerrin piktura me sorkadhe të pëlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont.
Fal Internetit u muar vesh se skemat mashtruese financiare shqiptarët i paskan pasur hak si një pësim që sjell një mësim me vlera edukative dhe efekt kurativ të pazëvendësueshëm nga asnjë teori dhe praktikë ekonomike.
Fal Internetit u provua se kapaciteti cerebral i shitësit të bulmetit, kasapit, marangozit, katundares që sjell qumështin, është pakrahasimisht më i madh se i çdo personazhi publik që flet e llomotit pafund pa thënë asgjë.
Fal Internetit nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët Lirinë nuk e pranojnë si zgjerim por si ngushtim. Pra tmerri i diktaturës ende nuk u ka dalë, janë praktikisht në burg, mungojnë vetëm telat me gjëmba.
Fal Internetit u bë e qartë, por shqiptarët ende nuk po e kuptojnë, se Liria, jo vetëm fitohet, por edhe shpërdorohet, dhe pasi shpërdorohet edhe zhduket.

Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Astronauti u rrit 5 centimetra pasi qëndroi në hapësirë

Astronauti u rrit 5 centimetra pasi qëndroi në hapësirë

5 llojet e xhinseve që mbulojnë defektet tuaja

5 llojet e xhinseve që mbulojnë defektet tuaja

Mesazhet/ Ekzekutimi i Santos, ja faktet që sjellin ndjekësit e Opinion për vrasësit dhe lëvizjen e tyre

Mesazhet/ Ekzekutimi i Santos, ja faktet që sjellin ndjekësit e Opinion për vrasësit dhe lëvizjen e tyre

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com