Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faktet që nuk i dinit për bakllavanë e festave

2024/12/31 at 7:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Faktet që nuk i dinit për bakllavanë e festave

Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare.

Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra.

Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar më parë.

AgroWeb.org ka vendosur që të ndaj me lexuesit e tij të gjitha këto informacione të shkurtra të cilat janë vërtetë interesante.

Origjina e Bakllavasë

A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra.

Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.

Petët e Famshme të Holla

Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës.

Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.

Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’.

Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.

Festa e Bakllavasë

Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.

Çdo qytet organizon një panair ku pjesëmarrësit konkurrojnë për shijen më të mirë të bakllavasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.

Emri i Bakllavasë

Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, por ka të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.

Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.

Forma e Prerjes së Bakllavasë

Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.

Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.

Varietetet e Bakllavasë Në Qytete

Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.

Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.

Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni./AgroWeb.org

Ju sugjerojmë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

19 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Para
Ndërrimi i viteve/ Rama uron shqiptarët: Do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku gjendet shtëpia e madhe e BE-së

Ndërrimi i viteve/ Rama uron shqiptarët: Do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku gjendet shtëpia e madhe e BE-së

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?

Ndreu bën bilancin e 2024: Shlyem borxhet, rritëm të ardhurat

Ndreu bën bilancin e 2024: Shlyem borxhet, rritëm të ardhurat

TE FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për...

Lexo më shumë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
19 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin amerikan të lotarisë së green card pas një sulmi me armë në Universitetin Brown javën...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com