Rrjeti social Facebook pritet të bëjë ndryshimin më të madh të dekadës, duke lançuar kështu emojit si mënyrë reagimi për njerëzit së bashku me butonin e famshëm “Like”.
Kompania ka prezantuar veçorinë “Reactions” (Reagimet) në vend të butonit të shumëkërkuar “Unlike”, si një mënyrë e lejimit të njerëzve të reagojnë në më shumë mënyra se sa veç “Like” dhe komente.
Kështu, kompania do të ofrojë gjashtë emoji të ndryshëm bazuar në reagimet që ata mund t’i shfaqin krahas butonit tradicional Like.
Këto emoji përfshijnë “Love”, “Haha”, “Yay”, “Wow”, “Sad” (Pikëlluar) dhe “Angry” (Nervoz), ku secila prej tyre ka një foto që e përfaqëson atë.