Rey Manaj nuk do të jetë i vetmi shqiptar i klubit të Interit. Pasi, një tjetër talent është në shënjestër të zikaltërve, të cilët po bëjnë të pamundurën për transferimin e shqiptarit.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Fabio Sakaj, i lindur në Alatri, komunë e Frosinones, i cili është një lojtar tejet i talentuar.
Pas Juventusit dhe Sasuolos në Serinë A, dhe Sëanseas në Premier Ligë, Interi është ekipi që kërkon me ngulm të blejë kartonin e Sakajt.