Lewis Hamilton, kampioni i Botës në fuqi, mori “pole positon” e parë për vitin 2016-të duke ndalur kronometrin në kohën 1 minutë 23 sekonda e 800 të mijtat. Ritmin e britanikut e mbajti vetëm shoku i skuadrës Niko Rosberg, i cili regjistroi kohën e dytë më të shpejtë duke plotësuar linjën parë të nisjes tërësisht Mercedes.
Pas tyre u renditën dy makinat e kuqe të Ferrarit. Sebastian Vettel do të fillojë garën e Australisë në vendin e tretë, përpara shokut të tij të skuadrës Kimi Raikkonen.
Nuk kanë treguar ndonjë përmirësim dy pilotët e skuadrës McLaren, Fernando Alonso dhe Jenson Baton, të cilët u renditën respektivisht në vend të 12 dhe të 13-të.