Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci

2025/03/03 at 9:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci

Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.


Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 Marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Në konferencë nuk mori pjesë ndonjë përfaqësues i SHBA-së, megjithëse Starmer deklaroi përpara samitit se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina, “dhe ndoshta një ose dy të tjerë”, do të punonin për një plan paqeje që do ta diskutonin me Uashingtonin.

Nëse kishte dyshime më parë, tashmë do të jetë më e qartë se kurrë për Zelenskyn se vendi i tij gëzon një mbështetje të madhe morale në kontinentin evropian.

Si Starmer ashtu edhe presidenti francez Macron, gjatë vizitave të tyre përkatëse në Shtëpinë e Bardhë më 27 dhe 24 Shkurt, i kërkuan Trumpit të mos e braktiste Ukrainën dhe të mbante një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, ndërsa vlerësuan planet e presidentit amerikan për një paqe të shpejtë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

Vizita e Macronit përkoi me përvjetorin e tretë të pushtimit, kur Shtetet e Bashkuara tronditën opinionin botëror duke iu bashkuar Rusisë në votën kundër një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte agresionin e Moskës kundër Ukrainës.

Dhe pasi vizita e vetë Zelenskyt në Uashington më 28 Shkurt u ndërpre para kohe pas përplasjes me Trumpin dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, ai mori shumë mesazhe solidariteti nga Evropa.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se “bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, në një kritikë të nënkuptuar ndaj Trumpit, ndërsa Von der Leyen i tha Zelenskyt: “Dinjteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas”, në një postim në X.

Nga Evropa do të ketë edhe ndihmë materiale, me Starmer dhe Zelenskyn që ranë dakord për një hua prej 2.26 miliardë Paundësh për Ukrainën. Zelensky deklaroi se kjo do të kompensohet “duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, pas një pritjeje të ngrohtë në Londër.

Por, a mund të jetë ndihma evropiane e mjaftueshme për të kompensuar një mungesë të mundshme financimi nga Shtetet e Bashkuara – kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, tani që marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë në pikën më të keqe të dekadës së fundit?

Kjo është pyetja që shqetëson vendimmarrësit në Evropë, pas përplasjes së ashpër mes Zelenskyt dhe Trumpit para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e paraqiti veten si një “ndërmjetës” mes Moskës dhe Kievit, në vend të një aleati të palëkundur të këtij të fundit.

“Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi”, tha Trumpi, gjatë një shkëmbimi të tensionuar që dukej se e la të shqetësuar ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.

Më 2 Mars, në përgjigje të kritikave se është afruar shumë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump postoi në rrjetin e tij social se amerikanët duhet të “kalojnë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin” dhe të fokusohen më shumë te “bandat e përdhunuesve emigrantë, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet e shëndetit mendor që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”

Nga ana e tij, Zelensky e karakterizoi Putinin si “një vrasës”, të cilit nuk mund t’i besohet për ta respektuar një marrëveshje armëpushimi pa garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të cilat Uashingtoni ende nuk i ka dhënë.

Presidenti ukrainas ka deklaruar se ende beson se marrëdhënia dypalëshe mund të shpëtohet, pavarësisht se përplasja duket se ka prishur për momentin një marrëveshje mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rëndësishme të Ukrainës dhe rindërtimin pas luftës.

Disa nga vendimmarrësit kryesorë në anën evropiane të Atlantikut kanë thënë se kjo duhet të ndodhë shpejt.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, tha se i kishte sugjeruar Zelenskyt që të riparonte marrëdhënien me Trump-in.

Zelensky u duk se po i afrohej pranimit të kësaj këshille, duke thënë më vonë në adresimin e tij të përnatshëm me video: “Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”.

“Nuk ka kaluar asnjë ditë pa ndier mirënjohje. Sepse kjo është një mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë: Qëndrueshmëria jonë në Ukrainë bazohet në atë që bëjnë partnerët tanë për ne dhe për sigurinë e tyre”, shtoi ai.

“Do të ketë diplomaci për paqen. Dhe do të ndodhë për hir të të gjithë neve që qëndrojmë bashkë – Ukraina, e gjithë Evropa dhe mbi të gjitha Amerika”, shtoi ai.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila gëzon marrëdhënie të mira me Trumpin, tha se shpresonte që vendi i saj të ishte “një urë” për të rregulluar marrëdhëniet Kiev-Uashington përpara samitit të Londrës, duke shtuar se ishte “shumë, shumë e rëndësishme” të shmangej një përçarje në koalicionin perëndimor.

Përtej Ukrainës, Evropa është e shqetësuar për të ardhmen e mbrojtjes evropiane në tërësi, me Trumpin që e ka cilësuar vazhdimisht aleancën e NATO-s si një barrë të tepërt për Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që anëtarët e saj të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake.

Por, përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake ose përdorimit të fitimeve nga asetet e ngrira ruse, çfarë mund të bëjnë vendet evropiane për të forcuar mbrojtjen e tyre, që ekspertët e përshkruajnë si të pamjaftueshme pa mbështetjen e SHBA-së?

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Londër, eksperti i Rusisë, Edward Lucas, detajoi planet për një “bankë të riarmatimit” që tashmë ka marrë mbështetje publike nga zyrtarë si kancelarja britanike, Rachel Reeves.

Lucas tha se një bankë e tillë do të modelohej sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një institucion i financuar me kontribute kapitale nga shtetet anëtare, fillimisht për ta mbështetur ndërtimin e infrastrukturës në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe kalimin e saj në kapitalizmin e tregut në vitet 1990.

“Duhet t’i tregojmë Donald Trumpit se Evropa e ka seriozisht, dhe kjo është e rëndësishme për atë që ka mbetur nga kohezioni i aleancës. Duhet t’i tregojmë Putinit se jemi seriozë, dhe kjo është e rëndësishme për parandalimin. Dhe duhet t’u tregojmë ukrainasve se e kemi seriozisht në mbështetjen tonë për ta, në mënyrë që të mbajnë moralin lart”, tha Lucas./REL



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
I dënuar në Itali me 4 vite e 3 muaj burg, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

I dënuar në Itali me 4 vite e 3 muaj burg, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

I akuzuar për kultivim e prodhim kanabisi, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari

I akuzuar për kultivim e prodhim kanabisi, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari

Berisha paraqitet në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, pritet nga mbështetës para Prokurorisë

Berisha paraqitet në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, pritet nga mbështetës para Prokurorisë
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com