Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EUROSTAT: Të huajt në Tiranë paguajnë shtrenjtë qiranë, një shtëpi nga 350 deri në 520 euro në muaj

2018/05/05 at 10:11 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
EUROSTAT: Të huajt në Tiranë paguajnë shtrenjtë qiranë, një shtëpi nga 350 deri në 520 euro në muaj

Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë.
Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.

Kërkesat e tyre ndaj tregut të pasurive të paluajtshme përcaktojnë shpeshherë edhe nivelin e çmimeve të qirave në zonat kryesore të kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vitin 2016, në Tiranë kishte 495 të huaj, të cilët u pajisën me leje punësimi në vend.

Për këtë arsye, EUROSTAT publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin, raport që kryesisht vihet në përdorim të të huajve që zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre.

Çmimet, rriten për apartamentet e vogla, bien për vilat

Gjatë 2017-s, çmimet mesatare për apartamentet 1+1 u rritën nga 330 në 350 euro. Rritje të çmimit mesatar gjatë 2017-s kishte dhe për apartamentet 2+1. Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 2017-s, çmimet ishin 520 euro, nga 510 euro që ishin një vit më parë, me një diferencë prej 10 eurosh.

Në ndryshim nga banesat me sipërfaqe të vogël, hapësirat e banimit me sipërfaqe më të madhe kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Anketës së Eurostat, çmimet e qirave për apartamente 3+1 kanë rënë me rreth 10 euro. Rënien më të madhe e kanë pësuar vilat, apo shtëpitë private. Në 2017-n, qiratë mesatare mujore për vilat ishin 1350, rreth 100 euro më pak se viti 2016.

Sipas inxhiniere Xheni Jahja, arsyeja kryesore e rënies së qirave të vilave është amortizimi më i shpejtë i tyre. Sipas inxhinieres, pronarët e shtëpive vila investojnë më pak në pronat e tyre dhe, si rrjedhojë, amortizohen më shpejt, duke sjellë ulje të vlerës së tyre në tregun vendas.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë zhvillimet e tregut, inxhinierja shton se do të ketë konfigurim të ri në tregun e qirave ndikuar prej ofertës së re. Me valën e re të ndërtimeve po hidhen në tregun e qirave apartamente të reja. Këto apartamente po dalin në treg me një çmim qiraje rreth 40% më të lartë se mesatarja e rajonit.

Duke krahasuar të dhënat e Eurostat në vite për apartamentet 3+1, 2+1, 1+1 dhe vilat për periudhën 2012-2017, çmimet më të ulëta për vilat kanë qenë në 2014-n. Ndërsa qiratë e apartamenteve kanë pasur çmimet më të ulëta në 2013-n, ku çmimet sipas llojeve ishin për 1+1 330 euro, për 2+1, 500 euro, dhe për 3+1, 660 euro. Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%./Revista Monitor

Etiketa: qirashtepite huajtirane

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

6 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Para
Homazhet e 5 Majit/ Meta, Rama, Ruçi nderojnë bashkë Dëshmorët

Homazhet e 5 Majit/ Meta, Rama, Ruçi nderojnë bashkë Dëshmorët

“CR7”- Trafikantët e mëdhenj nga Lezha e Laçi: Hetohet pasuria e shqiptarëve të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë

“CR7”- Trafikantët e mëdhenj nga Lezha e Laçi: Hetohet pasuria e shqiptarëve të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë

FOTO-LAJM/ Bashkë por të zymtë për 5 Maj!

FOTO-LAJM/ Bashkë por të zymtë për 5 Maj!

TE FUNDIT

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com