Europol ka publikuar listën e 56 kriminelëve më të kërkuar në Europë, ku mes tyre ndodhet një 50- vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleks Burreli.
Burreli kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi është përfshirë në një vrasje të trefishtë më 23 qershor të vitit 2016 në Aya Napa.
Sipas informacioneve, 50-vjeçari së bashku me një tjetër bashkëpunëtor ka vrarë me armë zjarri në një restorant një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje mbeti i plagosur dhe një efektiv tjetër policie, ndërsa Burreli dyshohet se vrau dhe bashkëpunëtorin e tij.
Burreli u arratis nga vendngjarja me një automjet, i cili disa kilometra me larg u gjet i djegur. Europol deklaron se ai vazhdon të jetë në arrati, prandaj emri i tij është akoma në listën e më të kërkuarve./ Opinion.al