Kreu i Europolit thotë se Shteti Islamik është duke u përgatitur që të kryejë sulme në shkallë të gjerë në Evropë të ngjashme me ato të vitit të kaluar në kryeqytetin francez, Paris. Sipas tij, Shteti Islamik në mënyrë aktive është duke e përqendruar vëmendjen e saj në kryerjen e këtyre sulmeve në Evropë, shkruan “The Guardian“.
Rob Wainëright, është kreu i Europol-it, organizatës me bazë në Hagë që koordinon përpjekjet policore të BE-së mbi terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Komentet e tij, janë bërë në një takim të ministrave të brendshëm në Amsterdam.
Aty ministri i Brendshëm i Francës tha se terroristët islamikë kishin planifikuar për të sulmuar një tjetër koncert në Paris dhe të kryenin një vrasje masive në rrugët e kryeqytetit.
Bernard Cazeneuve ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ruajtur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas të shtënave dhe shpërthimeve nëpër Paris, më 13 nëntor, që lanë 130 persona të vdekur, duke përfshirë 89 në sallën e koncerteve Bataclan.
Panorama.al