Shqipëria dhe Franca kanë pak përballje midis tyre, por edhe këtu “Gjelat” francez janë dukshëm më superiorë. Shqipëria dhe Franca kanë luajtur 6 herë me njëra-tjetrën, nga të cilat francezët kanë fituar 4 ndeshje, barazuar dhe humbur 1. Ndeshja e fundit e fituar nga Shqipëria është me 13 qershor 2015 me gol të Ergys Kaçaj në Elbasan Arena, ndërsa barazimi i përket datës 14 nëntor 2014 me golin e Mavraj që çoi në avantazh fillimisht Kombëtaren e Shqipërisë. Aktualisht golaverazhi midis dy ekipeve është 9-3 në favor të francezëve, ndërkoha që Franca e Europianit do të jetë e ndryshme nga Franca e miqësoreve me Shqipërinë.