Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Europa më larg se ura e Qabesë”, ironia e Gjekmarkajt në Kuvend: Fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vërshon si …

2024/04/18 at 7:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Europa më larg se ura e Qabesë”, ironia e Gjekmarkajt në Kuvend: Fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vërshon si …

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës plenare të sotme teksa po diskutohej marrëveshja për Kolegjin e Evropës.


Gjekmarkaj u shpreh se një marrëveshje e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Shqipëria është më pranë Evropës, duke theksuar se politikat e qeverisë janë larg asaj çfarë një vend europian duhet të ketë.

Fjala e plotë e Gjekmarkajt:

Kolegji evropian dhe identiteti jo i tillë i Qeverisë shqiptare !

Kolegji i Evropës në Tiranë është një gjë e mirë ndonëse diçka simbolike, inkurajuese e pa fuqi politike tërheqëse nga pas. Kolegji është ishull për fat te mire bën gjithçka vetë.

Europa është përsëri larg, më larg se ura e Qabesë .

Magneti i saj integrues nuk e tërheq Qeverinë shqiptare, muri i korrupsionit pengon valët, bëmat si pushkaliqe e mahnisin Brukselin në përmasën e çudisë e cila në refuzim shndërrohet.

Për aq sa e kanë rrokur Europën shqiptarët e kanë bërë vetëm nëpërmjet liberalizimit të vizave realizuar nga qeveria e PD, pjesa tjeter është folklor politik.

Asokohe enkas qe ndërtuar sistemi tims kaq i dhunuar në sherbim të krimit të organizuar vitet e fundit kur “çunat” morën në dorë vendin duke e bër terbiet, duke i hapur deren dekades së marifetit e lezetit.

Eh…. “çunat”, deri tani janë mjaftuar vetëm me zgjedhjet, politikat ekonomike, investimet strategjike dhe ato të sigurisë, dashtë Zoti mos ti kapë qejfi e të na bëjnë edhe ato kulturore e arsimore.

Gjë e mirë shkolla, gjë e keqe është piramida tejet e madhe e propagandes që po e mbulon atë.
Një rëndje e pafund prej muajsh me një zdërhallje fjalësh kuturu, me një kinse gëzim që fillon e mbaron tek propaganda rri mbi ne si re, që nuk sjell shi.

Thelbi i propagandës së agjit-propit për ata që e kanë harruar është transformimi i së vërtetës, duke stimuluar gëzim apo hidhërim të dobishem për një palë duke i ofruar shoqërisë një realitet të thjeshtëzuar pa pikëpyetje, konceptuar mbi dy sisteme ku tek njëri strehohet e mira, e drejta, e bukura, tek tjetri e keqja, e gabuara , e shëmtuara.

Në mes rri habia dhe frika, pastaj ndodh një ndërhyrje hyjnore, një ngjarje e madhe nga ku vjen shpëtimi dhe shoqeria merr frymë e çliruar duke thirrur ave-ave Çezare.

Sapo qytetari ul frikën, bëhet gjykues për hajninë dhe hajdutët, për uzurpimin dhe uzurpuesit, por atëhere i tundet para syve përsëri rreziku të cilin vetëm Skenderbeu e ndal.

Në ligjërimin e Rilindjes dominon fjalori i kufizuar por i mirë asimiluar dhe i përdorur me shpejtësi, fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vershon si përrua, mesazhi përsëritet pa fund.

Dy buajt që tërheqin fjalitë janë krenaria dhe diniteti duke leruar arën e gjykimit për ta pastruar atë nga cdo formë dyshimi.

Hypur në qerre rrinë ministrat dhe kryetaret e bashkive që i shpjegojnë Kryeministrit sipas rastit, të lumtur a të menduar, me nxitimin e punës dhe dashurinë për modestinë vetë suksesin nën udheheqjen e tij. Ai ngryset dhe kokën tund duke krijuar suspancë.

I mbani mënd 11 mijë kilometrat e rrugeve të bëra në periudhen 2005-2013, në pak prej tyre, këto vite bëhet ndonjë vije, vihet një neon e që prezantohen më të rëndësishëm se vetë rruga. Nuk është e rëndësishme të udhëtosh, por ta kryesh atë në kushte estetike. Shija prevalon mbi faktin.

Zbulimet e mëdha që të lënë pa frymë janë lubrifikantë, ato të shtangin si Nafta e Shpiragut ku tollonat do bien si flokë dëbore dhe do na hynin vetë në xhep!
Mardhënia e re me Historinë dhe Qytetin është mbresëlënëse.

Le ta ilustrojmë! Pak durim të nderuar kolegë dhe rixha Kryetare nëse ma jep hua një minut më shumë.

Zonja Spiropali më e spikatura e diskursit rilindas shfaqet prej kohesh si Zoja e Shkodres ( Madona di Scutari e thërrisnin venedikasit ) per ata që se dinë bëhet fjalë për shenjtoren mbrojtëse e cila iku në Itali nga qielli kur qyteti u pushtua nga turqit.

Psh. Ministrja në fjalët, në esklamacionet e veta veneruese me refrene koliqiane duket sikur ka ndërtuar kalanë e Shkodres gati duke na mbushur mendjen se ajo vetë është Rozafa!

Pas një rehatimi të shkurtër nga lodhja ka gërryer tokën dhe u ka dhënë rrugë dy lumejve Drinit e Bunës dhe një gropë të madhe të cilën bidon pas bidoni e mbushi me ujë dhe e quajti liqen, pastaj ndertoi Kishën e Madhe dhe Xhaminë e Plumbit, bandat muzikore dhe teatrot, bibilotekat e fototekat, Piacën dhe Kafen e madhe, Bashkinë dhe Bahçe miletin. Tek keso punësh bëntë atë e admironte vete Teuta, Barleti, Idromeno, Dedë Gjo Luli, Fishta, Migjeni, Preng Jakova i cili mund të bëjë operen “Elisa”,e plot të tjerë.

Pra ka krijuar Shkodrën dhe bashkë me Kryeministrin artist shëtisin rrugëve dhe u thonë Shkodranëve e shihni more harama, çfarë qyteti ju kemi bërë? Ne habitemi e themi, shih shih bën Shkodrën, uaaaa !

Ministrat e tjerë bëhen xheloz dhe rendin ti marrin atributet natyrës dhe historisë.

Ulsiu kontribuoi tek muret ilirike të Lezhes duke u çuar ujë me mushk muratorve dibranë.

Tao thau fushat e Myzeqesë, dogji pyjet e Fierit dhe formoi koperativën e parë në Krutje. Damua shkroi alfabetin e Dhaskal Todrit dhe ndërtoi shkollën normale të Elbasanit. Llatjen landrejtor ne vend te Gurakuqit.

Çuçi luftoi në vend të Muzakajve, pikturoi Magalemin dhe lumin Osum bashkë me Kalanë e famshme të Beratit. Toni nuk u mor me punë fizike se hodhi fjalën e perendisë mbi leter në kodiket e pupurt.

Majko ka udhehequr Divizionin e parë sulmues për të kaluar Shkumbinin dhe shkatërruar reaksionin në veri. Në Kukes ka luftuar si Shefqet Peçi.

Klosi i dhënë pas peshkut ka suvatuar fabriken e Konservave në Vlorë dhe minierën e Bitumit në Selenic.

Një tjeter, si Zoti rruzullinë lëshoi edhe ajo mbi dhe Gjirokastren vendosi , madje vete veprat e Kadaresë dhe të Çabeut.

Ndërsa Edi Rama ka bërë betejat me romaket, turqit, ka mbrojtur Krujën, ka luftuar me Rrapo Hekalin, ka dredhur duhan me Oso Kuken, ka qënë në Tanzimat dhe tek Xhonturqit, ka shpallur pavarësinë, ka ideuar Kongresin e Lushnjes, ka qënë Arqipeshkëv, Krye Dhespot, KRYEMYFTI, KRYEGJYSH , BABA E BABO.

Në betejen e Tendes së qypit u dha derrmen pushtuesve, në atë të Mezghoranit i ra borisë i plagosur. Sazeve jua ka terezitur në reformën agrare, ideolog i revolucionin demokratik dhe tani Kryeminister, si sakrifica e fundit!

Dikush që dëgjon fjalimin tim thotë paska lojtur nga fiqiri i uruari, largon vëmendjen nga inceratoret, sterilizmi, timsi, interpelancat e mohuara nga Kryeministri , mocionin me debat gjithashtu, nga rënia e Gjykates Kushtetuese po aq , nga drejtoret berberë që të rruajnë e të qethin, nga 5D-të që ngërdheshën pasi kanë vjedhur, nga ai tjetri që rrëmben të dhënat private të shqiptarve, nga segmente të drejtesisë që mbajnë e marrin peng Opoziten dhe Liderin e saj, të parës duke turbulluar simbolet, të dytit duke i hequr lirinë pa akuzë e hetim per llogari të Edi Rames, duke pezulluar pluralizmin dhe trukuar garen.

Kjo nuk ndodh në Europë, nuk mesohet në asnjë kolegj të saj.

Çfarë unë thashë më siper duke luajtur jo shumë me fantazine janë masa, etaloni që kjo qeveri ka me të vërteten dhe manipulimin e saj. Po kaq, forca e errët për të luajtur më të duke penguar konsolidimin e identitetit europian të shqiptarve dhe konfirmuar sjelljen, identitetin e hiles kundër rregullit aspak europian të një qeverie që vjedh Shqiperinë për të vjedhur votat sipas stilemës rilindase.

Një zemërim europian e bën më të dobishme shkollën e saj në Tiranë sesa panegjeriket e shërbetosur për të.



Ju sugjerojmë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
Para
Pa sukses takimi për çështjen e Dinarit serb/ Palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin

Pa sukses takimi për çështjen e Dinarit serb/ Palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin

Irani në OKB: Nëse Izraeli na sulmon, do të pendohet

Irani në OKB: Nëse Izraeli na sulmon, do të pendohet

Kuvendi miraton rendin e ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën

Kuvendi miraton rendin e ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën
















TE FUNDIT

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com