Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

2025/01/30 at 5:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces, thanë burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian.


Lajçak më 30 janar ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet me shtetet.

Mësohet se gjatë këtij debati, shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen. Kosova kërkon ekstradimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikanit dhe biznesmenit nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – nga Serbia, ku besohet se gjendet. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen e tyre që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësi.

Eurodeputetët, gjatë takimit me Lajçakun, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave – të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.

Zyrtarë të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, disa herë e kishin kritikuar Lajçakun dhe dhe ish-kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri në dialog dhe njëkohësisht kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

Sipas burimeve, mësohet se Lajçak është pajtuar me konstatimin e eurodeputetëve se është dashur të hiqen masat ndaj Kosovës dhe ai kishte kërkuar një gjë të tillë menjëherë pas sulmit në Banjskë, por është arsyetuar se heqja e tyre nuk ishte në dorën e tij, por vendim që i përket vendeve anëtare.

Lajçak përfundon mandatin të premten, më 31 janar, dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.

Lajçak në takim me eurodeputetët mësohet se është shprehur që BE-ja duhet të mbajë rol kryesor në lehtësimin e dialogut dhe në përgjithësi angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut si ndërmjetës në dialog, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të arritur më 2023.

Lajçak, siç mëson REL-i, në takimin me eurodeputetët ka pranuar se nuk ka pasur përparim që ai ka pritur sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Palët janë pajtuar për marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar atë. Megjithatë, BE-ja thotë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë./REL



Ju sugjerojmë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Para
“Nëse s’votojnë emigrantët pa dokumente, protesta të fuqishme”/ Balla-Berishës: Keni frikë se do ju vjedhë… 

“Nëse s’votojnë emigrantët pa dokumente, protesta të fuqishme”/ Balla-Berishës: Keni frikë se do ju vjedhë... 

Pacienti tentoi t’i vinte flakën vetes me benzinë në repartin e dializës, shkak sherri me mjekët për… 

Pacienti tentoi t’i vinte flakën vetes me benzinë në repartin e dializës, shkak sherri me mjekët për… 

NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik

NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik
















TE FUNDIT

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
17 Qershor, 2026

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orban u shfaq sfidues gjatë kthimit të tij në Bruksel të mërkurën, duke këmbëngulur se do të...

Lexo më shumë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
17 Qershor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar raste të mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale që, sipas tij, përbëjnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}