Mund të konsiderohen edhe si “Hirushja” e Euro 2024. Pasi arritën të kalonin fazën e grupeve, në sezonin e tyre debutues, në një turne madhor të futbollit, tashmë “Kryqtarët” e Gjeorgjisë do të përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku padyshim do të kërkojnë të arrijnë një tjetër rezultat të madh.
Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3. Ndërsa tekniku Willy Sagnol i ka pozicionuar djemtë e tij, me formacionin defensiv, 5-3-2.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Morata, Williams
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Lochoshvilli, Chakvetadze, Kiteishvili, Kochorashvilli, Mikautadze, Kvaratskhelia