Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro 2024/ Festoi me simbole ultra-nacionaliste, Demiral mund të pezullohet nga UEFA

2024/07/03 at 4:33 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro 2024/ Festoi me simbole ultra-nacionaliste, Demiral mund të pezullohet nga UEFA

Mbrojtësi i kombëtares turke Merih Demiral, i cili ishte heroi i skuadrës mbrëmjen e djeshme kundër Austrisë, është në qendër të një skandali.


Autori i dy golave që ndihmuan Turqinë të mposhte Austrinë dhe të kualifikohej më tej në çerekfinale festoi me të ashtuquajturën “Përshëndetje ujku” dhe bëri me duar simbole që i përkasin grupit ultra-nacionalist “Ujqërit Gri”.

Kjo lëvizje ka një ideologji ekstremiste të krahut të djathtë dhe monitorohet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani, ndërsa disa vende e kanë cilësuar si organizatë terroriste.

“Ujqërit Gri” besojnë në epërsinë e racës turke dhe përpiqen për bashkimin e të gjithë popujve turq në një shtet, të shtrirë nga Ballkani përmes Azisë Qendrore deri në Kinë, në një perandori ku sipas tyre nuk ka vend për disidentët.

Megjithatë, vetë Demiral nuk sheh ndonjë problem tek mënyra që zgjodhi për të festuar golat.

“Mënyra se si kam festuar ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra këtë gjest. Pashë njerëz në stadium me të njëjtin gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, tha ai pas ndeshjes.

Madje mbrojtësi i Al Ahli paralajmëroi se do ta përsërisë këtë mënyrë festimi nëse shënon kundër Holandës në çerekfinale.

“Të gjithë jemi turq, jam shumë krenar që jam turk. Ky është thelbi i të gjithave. Thjesht doja të tregoja sa i lumtur jam, shpresoj të ketë më shumë mundësi për ta shfaqur sërish këtë gjest.”

Megjithatë, opinioni sportiv në Turqi i druhet një pezullimi nga UEFA për mbrojtësin, për shkak se rregullorja ndalon përçimin e mesazheve politike dhe këtu i referohen rastit të Mirlind Dakut, i cili u pezulluar me dy ndeshje pas thirrjeve me megafon kundër serbëve dhe maqedonasve në fund të sfidës Kroaci-Shqipëri.

Qeveria evropiane e futbollit sakaq ka nisur një hetim për “sjellje të papërshtatshme” nga mbrojtësi turk.



Ju sugjerojmë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Para
SHBA, masa për mbrojtje nga moti ekstrem

SHBA, masa për mbrojtje nga moti ekstrem

Abuzime me fondet e shërbimit/AMP pezullon 19 punonjës policie, zbardhet emrat e tyre

Abuzime me fondet e shërbimit/AMP pezullon 19 punonjës policie, zbardhet emrat e tyre

Të premten hapet tuneli i Llogorasë, shkurtohet udhëtimi drejt bregdetit

Të premten hapet tuneli i Llogorasë, shkurtohet udhëtimi drejt bregdetit
















TE FUNDIT

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës...

Lexo më shumë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
15 Qershor, 2026

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin...

Lexo më shumë

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një protestues, duke i kthyer përgjigje lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}