Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës
Por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur për futbollistin Christian Eriksen, i cili i ka trembur të gjithë gjatë ndeshjes. Futbollisti ka rënë pa ndjenjë në tokë, teksa në fushë menjëherë kanë zbritur mjekët për të dhënë ndihmën e parë.
Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit./Opinion.al