Belgjikë – Itali sot në orën 21:00 në Lion, konsiderohet si një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së grupeve. Përfaqësuesja belge plot të rinj që kërkojnë suksesin e parë në një aktivitet ndërkombëtar.
Marc Wilmots synon t’i marrë revanshin Antonio Conte, të cilin e pati kundërshtar në Euro 2000. Italia e mundi Belgjikën me rezultatin 2 – 0. Tek ekipi italian ka shumë mungesa në mesfushë që kushtëzuan edhe trajnerin Conte për emrat që do të grumbullonte në këtë aktivitet, por gjithësesi ekziston dëshira për të fituar edhe pse e pranon që belgët kanë pak pika të dobëta.
Për Antonio Conte ky është i fundit në stolin e Italisë që nuk është mes pretendentëve kryesorë për trofeun. Vendin e tij do ta marrë Giampiero Ventura që do të drejtojë skuadrën në eliminatoret e Kupës së Botës 2018, ku është në të njëjtin grup me Shqipërinë.