Anglia dhe Rusia barazuan 11 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin B. Golat në këtë takim u shënuan që të dy në pjesën e dytë. Të parët kaluan në avantazh anglezët me anë të Dier, që shënoi një supergol në minutën e 73.
Atëherë kur “Tre Luanët” menduan se siguruan tre pikët e para, rusët u provojnë të kundërtën. Berezutski shtyu në rrjetë një top që mori brenda zonës pas një pasigurie të mbrojtjes angleze.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u eklipsua disi nga dhuna që e parapriu në qytetin e Marsejës, ku tifozeri të të dyja skuadrave u përleshën me njëratjetrën dhe policinë për tre ditë me radhë. Nga ky barazim i vetmi fitues është Uellsi, që mban i vetëm kryesimin e grupit me 3 pikë, Rusia e Anglia nga 1, ndërsa Sllovakia mbetet me zero./Balkanweb