Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një video në rrjete sociale, Kryemadhi e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë.
Ajo thotë se e ka paralajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka “pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë”.
“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shkruan Kryemadhi.