Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar viziton Kosovën këtë javë, do të diskutohet për dialogun dhe dinarin  

2024/03/11 at 9:23 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Escobar viziton Kosovën këtë javë, do të diskutohet për dialogun dhe dinarin  

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën. 

Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024, sipas njoftimit. 

“Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin Euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, tha Departamenti i Shtetit. 

Escobari e viziton Kosovën në një kohë kur marrëdhëniet e zyrtarëve amerikanë me Qeverinë e Kosovës duken të tensionuara për shkak të çështjes së dinarit serb, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e ndaloi përmes një rregulloreje muajin e kaluar. 

Muajin e kaluar, Escobari tha se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere, për shkak të mosdëgjimit të kërkesës amerikane për çështjen e dinarit serb. 

“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun, proces për të cilin SHBA-ja është e përkushtuar plotësisht”, kishte thënë Escobar më 23 shkurt. 

SHBA-ja ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, duke argumentuar se ai është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te komuniteti serb në Kosovë, që përdor valutën kombëtare të Serbisë. Departamenti i Shtetit tha se i dërguari amerikan do të takohet edhe me shoqërinë civile dhe komunitetin serb në Kosovë, përveç zyrtarëve qeveritarë. 

“Ai do të mbajë takime edhe në lidhje me ndikimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para të gatshme dhe për të bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave për plotësimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës pa pengesa”, thuhet në njoftim. 

Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutë me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, filloi të zbatohet nga 1 shkurti. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Rregullorja është kritikuar nga Bashkimi Evropian. 

Më 4 mars, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, i bënë thirrje Kosovës t’i përmbushë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, nëse dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në NATO. 

“Bashkësia ndërkombëtare do që Kosova të përparojë në rrugën evropiane, kemi krijuar kushtet për ta arritur këtë, dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja… Shpresojmë të shohim përpjekje për të ecur para”, tha Hovenier. 

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023. 

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. 

BE-ja ka thënë se marrëveshja, e cila edhe pse nuk është nënshkruar është detyrim për palët, ende nuk ka nisur të zbatohet. 

Ndërkohë, në Belgjikë, Escobar do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak dhe me zyrtarë evropianë dhe të NATO-s për të biseduar “për përpjekjet për t’i çuar përpara reformat të cilat do të sjellë prosperitet, stabilitet dhe paqe afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim./REL 

Ju sugjerojmë

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri
Rajoni

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri

16 Maj, 2025 6:36 pm
A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët
Kryesore

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët

16 Maj, 2025 6:18 pm
A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi
Politikë

A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

16 Maj, 2025 6:00 pm
Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana
Kryesore

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana

16 Maj, 2025 5:52 pm
Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!
Politikë

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

16 Maj, 2025 5:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

16 Maj, 2025 5:22 pm
Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
Politikë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj, 2025 5:06 pm
Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
Bota

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16 Maj, 2025 4:56 pm
Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Para
Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Vodhi çekun me vlerën 10 000 euro në biznesin ku punonte, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorët 

Fundjava e ngrohtë dhe me diell 

Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, sinoptikanja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante 

Vodhën një biznes në Vorë, procedohen penalisht 4 të mitur. 14-vjeçarit i gjendet edhe armë në banesë 

Vodhën një biznes në Vorë, procedohen penalisht 4 të mitur. 14-vjeçarit i gjendet edhe armë në banesë 

TE FUNDIT

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri
16 Maj, 2025

Policia e Kosovës, me urdhër të autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, më 16 maj ka marrë në kontroll një...

Lexo më shumë

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët
16 Maj, 2025

Mbështetësit e Partisë Demokratike u grumbulluan në bulevardin “Zogu i Parë”, për të protestuar kundër zgjedhjeve të 11 majit. Në...

Lexo më shumë

A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi
16 Maj, 2025

Opozita po zhvillon këtë të premte një protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike,...

Lexo më shumë

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana
16 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bisedës me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të bërë nga Tirana....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com