Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ersekë/ “Jam kryebashkiaku”,përballja me inspektorët për shkatërrimin e objektit

2021/12/22 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ersekë/ “Jam kryebashkiaku”,përballja me inspektorët për shkatërrimin e objektit

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi ndërhyrjen që është bërë në strukturën e godinës së ish-hotelit të oficerëve në Ersekë pa asnjë projekt.


Pas aprovimit që dha kryebashkiaku i Ersekës për t’u takuar me inspektorët, në objekt u shfaq vetëm kryeinspektori i IMT Paqësor Cane, i cili pranoi faktin se nuk ka projekt për ndërhyrjet.

Gazetari: Na i fikën telefonat, telefonin të gjithë, vetëm me Paqësorin jam këtu…! Nuk vjen asnji…

Kryebashkiaku Erion Isai: Kush duhet të vijë tjetër?

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Erjoni, Muharremi…,se këta e kanë firmosur.

Kryebashkiaku Erion Isai: Po c’lidhje ka, more vëlla?! Është zbatuar firma. Ata kanë firmosur, janë në rregull.

Gazetari: Po nuk e kanë zbatuar mo Erion! A më kupton? Kanë zënë shkallët, kanë ndërhyrë në fasadë.

Kryebashkiaku Erion Isai: Po nuk e kanë zbatuar, kryeinspektori bën urdhrin e prishjes dhe kallzimin penal për banorët, patjetër.

Gazetari: Ok!

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Mirë mo kryetar, po atje s’ka projekt mo kryetar! Unë vajta në fillim, ata erdhën, u ankuan tek ju dhe ju i thatë “do ngre komision dhe do e zgjidh”.

Kryebashkiaku Erion Isai: Paqsor nuk miratohet gjëja pa projekt, në kuptimin urbanistik.

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po ja e ka projektin ky djali. Ka një projekt gjashtë viza dhe një vizë e shtrembur, shtatë. Projekti është projekt, se unë jam inxhinier për vete kryetar dhe e di jepet preventivi, situacioni, jepen të tëra, që unë të kontrolloj…çfarë të kontrolloj? Të vete në pyll…?

Kryebashkiaku Erion Isai: Edhe ia kërkon Kryetarit të Bashkisë tani,  Paqsori projektin, të lutem, se po e bëjmë banale vëlla! Më kupton?

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po jo, prandaj kërkojmë Erion Cenkon.

Kryebashkiaku Erion Isai: Ore, të lutem dhe më merr mua ti, të të nxjerr Erionin? Kryetari Bashkisë?!

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Jo, jo s’të kam marrë unë.

Kryebashkiaku Erion Isai: O Kryeinspektor, që ke kartë, që hyn benda.

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: O kryetar! Unë as të kam marrë e as të marr në telefon. Puna është këtu: “thuaj specialistëve me mua të vemë të bëjmë punën! Kaq edhe e mbyllim.

Kryebashkiaku Erion Isai: Po si mo t’i them unë?! Roja i derës jam unë? E kupton, që po flet me kryetarin e bashkisë?!

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po mirë mo, dikur edhe unë kam qenë drejtor i madh. Ndonjëherë vjen ajo, që na lëviz karrigia dhe s’dimë nga t’ia mbajmë…

Kryebashkiaku Erion Isai: Edhe ta marr unë tani, se s’po e marr vesh?

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po jo bre xhan! Ju bëtë mirë, që folët. Juve s’keni përgjegjësi. Kemi ne specialistët; unë, Muharremi, Erioni, të vemë ta sqarojmë! Kaq! Mbaroi!

Kryebashkiaku Erion Isai: Në qoftë se Muharremi, Erioni, kanë shkelur ligjin, përgjigjen para ligjit. Nëse ata e kanë dhënë lejen, për të tjera punime dhe janë bërë të tjera punime, zonjat, që kanë bërë punimet përgjigjen para ligjit.

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po, po e thamë edhe zonja, që ka bërë do të përgjigjet para ligjit, se nuk është kështu se edhe në pyll të jesh, nuk të le ujku.

Kryebashkiaku Erion Isai: Patjetër!

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Mirë profesor! Të uroj shëndet! Gjithë të mirat!

Kryebashkiaku Erion Isai: Hajde vëlla! Ciao!

Pas bisedës me kryetarin e Bashkisë Ersekë, në godinë erdhi edhe inspektori Erion Cenko për të konstatuar shkeljet në objekt. Të dy inspektorët pranuan shkeljet e bëra dhe thanë se i kanë konstatuar edhe më parë ato, por janë frenuar nga kreu i Bashkisë.

Gazetari: Tani konstatoni shkelje këtu? Këtë duam të dimë!

Inspektori Erion Cenko: Ta lexojnë inspektorët përkatës projektin!

Gazetari: Po tani, ju për cfarë jeni?

Inspektori Erion Cenko: Ta lexojë inxhinieri përkatës!

Gazetari: O zotëri! Ti ke firmosur, o zotëri!

Inspektori Erion Cenko: O zotëri!

Gazetari: E di, që mban përgjegjësi ti për këtë? Se ata thonë më kanë lënë…

Inspektori Erion Cenko: E di shumë mirë, po projektin nuk ta lexoj unë, është e thjeshtë.

Gazetari: Po për cfarë je ti këtu? Cfarë konstaton?

Inspektori Erion Cenko: Këtu domethënë dritarja, është kthyer në derë… Më duhet të iki, se kam punë tjetër!

Gazetari: Çfarë konstaton këtu? Konstaton bllokimin e shkallëve dhe…

Inspektori Erion Cenko: Unë konstatoj…

Inspektori Erion Cenko ikën nga inspektimi.

Gazetari: Çfarë konstatojmë këtu, zotëri?

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Po ca të them?! Po të kishte projekt, që ta shikoja….

Gazetari: Po ja ky është projekti. Ky, që na i tha nënkryetarja.(Eliona Mydini) Ky është projekti! Ja ku është projekti. Çfarë konstaton? Në projekt nuk…

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: E lexon vetë, ëëë çfarë të them unë?! Se ëëë cfarë duhet të them?!

Banorja Diana Sejati: Paqo! Mos qesh ti, se ti e ke parë atë projekt..!

Kryeinspektori IMT, Paqësor Cana: Kë? Jo, jo. Atje nxirreni ju, se kush ja u ka bërë projektin dhe gjejeni!

Sipas tyre kryebashkiaku u ka thënë se do të ngrejë një grup tjetër për inspektimin e shkeljeve. Nga ana tjetër edhe prokurori i Korçës ka dalë me vendimin për mosfillimin e procedimit, edhe pse shkeljet në këtë rast duken hapur./  Tv Klan



Ju sugjerojmë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Para
Ersekë/Ndërhyrje të paligjshme në strukturën e ish-hotelit të oficerëve

Ersekë/Ndërhyrje të paligjshme në strukturën e ish-hotelit të oficerëve

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Publikimi i rrogave, Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si…

Publikimi i rrogave, Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si...
















TE FUNDIT

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
11 Korrik, 2025

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit Paris Prenga, një emër ky i njohur në botën kriminale...

Lexo më shumë

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur këtë të premte në Vlorë. Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i...

Lexo më shumë

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
11 Korrik, 2025

Në takimin që po mban në Vlorë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal përsëri tek Vlora, ku përmendi...

Lexo më shumë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
11 Korrik, 2025

Përfaqësuesja e 16-vjeçarëve të Shqipërisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e Divizionit C në Eurobasket. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elidon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com