Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Veliaj kalon natën e parë në paraburgim, zbardhet dosja e SPAK

2025/02/11 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Veliaj kalon natën e parë në paraburgim, zbardhet dosja e SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kaluar natën e parë në paraburgimin e bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza”.


Ai u arrestua dje në ambientet e bashkisë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Tv Klan bëri me dije këtë të martë se Veliaj gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi janë larguar kamerat e mediave nga blloku i sigurisë, është takuar me avokatin e tij, Henrik Ligori.

Po ashtu, ai është vizituar edhe mëngjesin e sotëm nga avokati për t’u konsultuar sa i takon përgatitjes për dosjen hetimore nga SPAK.

Veliaj ka qëndruar me një qeli më vete dhe nuk ka shfaqur problematika. Nesër ai do të dalë në gjyq për t’u njohur me masën e sigurimit. Bashkë me të edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë që akuzohen për korrupsion.

Tvklan ka siguruar disa nga faqet e materialit voluminoz, i përbërë nga 370 faqe. Bëhet fjalë për hetimet e SPAK, që provojnë faktin se Elman Abule për të përfituar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, i ka ofruar para të ndryshme kompanive që “de facto” dhe “de juro” kontrolloheshin nga Ajola Xoxa.

Flitet për fatura për shërbime konsulente ligjore që jepej nga Ajola Xoxa dhe këto, i kërkonte Abule për kompaninë e tij “Rametal” sh.p.k.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këto përbëjnë faktin se Elman Abule është një nga personat që për të përfituar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe favore të tjera i ka ofruar para të ndryshme kompanive që “de facto” dhe “de juro” kontrolloheshin nga Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, ishin disa kompani që ofronin shërbime konsulence dhe kanë pasur transaksione faturash edhe për konkurrentët që për prokurorinë përbëjnë dyshimin e arsyeshëm që kemi të bëjmë me pastrim parash.

Në njoftimin për shtyp, SPAK njoftoi se është gjetur një shumë e madhe monetare që janë verifikuar në “Duty Free”-t në vende të tjera ku Ajola Xoxa ka kryer blerje online.

Sipas SPAK, në 4 vite ajo ka blerë mbi 860 mijë euro bizhuteri, rroba dhe materiale të tjera.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Adela Kondakçiu pyet ekonomisten e “Rametal” sh.p.k nëse pagesat janë mbyllur, por ajo i kërkon ndjesë dhe i thotë që do t’i procesojë javës tjetër. Në fakt, javën pasardhëse, me datë 24.10.2023, në faqen 36 të komunikimeve Adela njoftohet nga ekonomistja se është procesuar fatura e mbetur e “Rametal”. Në lidhje me këtë, ekonomistja i dërgon kalimin bankar, i cili mban datën 23.10.2023, sipas të cilit “Rametal” sh.p.k i kalon “Partners Laë” sh.p.k edhe 12.000 Euro të tjera, për likujdim faturash 25/22023 datë 21.09.2023.

Në këtë pikë konstatohet se detyrimi i “Rametal” sh.p.k ndaj “Partners Laë” është i mbyllur, duke bërë që detyrimi i mbetur të jetë tashmë 75.000 Euro. Megjithatë, në faqen 37, Adela e pyet nëse janë bërë pagesat e “Sapientia” sh.p.k, por ekonomistja i thotë që për ato nuk ka akoma një datë, por do ta njoftojë. Adela insiston për pagesat që duhet të bëhen nga “Sapienta” sh.p.k, në faqen 38 të komunikimeve. Ekonomistja e “Rametal” sh.p.k i përgjigjet në faqen 39 se do t’i procesonte po atë ditë (30.10.2023).

Ekonomistja i kërkon njëkohësisht edhe një kopje të faturës së vjetër prej 3.000 Eurosh, e mbetur papaguar nga viti 2021, fatura e së cilës i referohet mban numrin 62 datë 26.03.2021. Fatura që i dërgohet nga Adela Kondakçiu ka të bëjë me detyrimin që “Sapientia” sh.p.k ka ndaj “Partners Law” sh.p.k për shumën e përgjithshme prej 18.000 Euro, nga e cila është likujduar 15.000 Euro dhe mbeten 3.000 Euro, që ekonomistja kërkon ta likujdojë në këtë moment.

Fatura në fjalë, e cila ndodhet në faqen 40 dëshmon sa u tha më sipër: Pra, një shoqëri si “Sapientia” sh.p.k, e krijuar ndër të tjera edhe për ofrim konsulencë ligjore, paguan një shumë të konsiderueshme të hollash tek një shoqëri “konkurrente” si “Parners Law” sh.p.k, për të njëjtin shërbim që e disponon vetë.

Më datë 30.10.2023, siç edhe dokumentohet nga komunikimet në faqen 42, “Sapientia” sh.p.k shlyen dhe detyrimin e mbetur ndaj “Ava Studio” sh.p.k, për likujdim fature nr. 258/2023, në masën 12.000 Euro. Kjo e fundit është themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, por në fakt kontrollohet plotësisht nga e para. Pas kësaj, në faqen 43, ekonomistja i dërgon edhe dokumentin bankar që provon likujdim prej 3.000 Euro të mbetur papaguar për shoqërinë “Partners Law” sh.p.k.

Tashmë, detyrimi i “Rametal” sh.p.k dhe “Sapientia” sh.p.k ndaj shoqërive të kontrolluara faktikisht nga Ajola Xoxa është likujduar i plotë, pa përfshirë këtu shoqërinë “Jedas” sh.p.k, për të cilën detyrimi në Cash është 60.000 Euro dhe për të cilin shtetësja Ajola Xoxa ka thënë se janë në rregull dhe nuk ka problem.

Në lidhje me këtë të fundit, ekonomistja e “Rametal” sh.p.k, duke përforcuar edhe më tej dyshimet për një kontroll të mundshëm të shoqërisë “Jedas” nga shtetësja Ajola Xoxa, shprehet sa vijon në faqen 43: Pastaj na mbetet edhe 60-çja që është kthim cash. Por mesa di unë do e diskutojnë edhe njëherë si do ta mbyllin (do bëhen fatura apo jo).

Adela Kondakçiu i përgjigjet në faqen 44: Ok, në rregull. Kur të vendosin i bëjmë./tvklan



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Nën hetim nga SPAK/ Tensione te ‘Ligjet’, Bushka –Sulës: Do përgjigjem atje ku duhet, këtu ushtroj detyrën!

Nën hetim nga SPAK/ Tensione te ‘Ligjet’, Bushka –Sulës: Do përgjigjem atje ku duhet, këtu ushtroj detyrën!

Sarandë/ Kreu 3 vjedhje teksa ishte në kërkim, arrestohet 24-vjeçari

Sarandë/ Kreu 3 vjedhje teksa ishte në kërkim, arrestohet 24-vjeçari

Opinion – Arrestohet Erion Veliaj (10 Shkurt 2025) 

Opinion - Arrestohet Erion Veliaj (10 Shkurt 2025) 
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com