Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga blloku i sigurisë në rrugën “Mine Peza” për t’u paraqitur në ambientet e GJKKO-së, atje ku ka mbërritur edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Në orën 08:30 pritet nisja e seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre dhe 6 biznesmenëve.
Ndërkohë, punonjës të bashkisë janë mbledhur para gjykatës në shenjë proteste.