Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili është qëndrimi i partive joserbe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

2025/02/12 at 9:04 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Cili është qëndrimi i partive joserbe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës dhe do të mbështesnin, parimisht, cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, pavarësisht nëse do të vinte nga partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, apo nga partitë opozitare.


Disa nga ata, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, kanë kushte për mbështetjen e kandidatit të ri për kryeministër, ndërsa të tjerë nënkuptojnë mbështetje të pakushtëzuar për cilëndo qeveri.

Në bazë të 99% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës. Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e së dielës, Kurti tha se Vetëvendosja do ta formojë në mënyrë të pavarur qeverinë, që do të thotë se votat e komuniteteve pakicë mund të jenë vendimtare për zgjedhjen e saj.

Me shumë mundësi, e ashtuquajtura “qeveri e pakicës” do të formohej edhe nëse mandatar për kryeministër do të ishte dikush nga partitë aktuale opozitare, sepse për të zgjedhur një qeveri, duhen 61 vota.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nga gjithsej 120 vende parlamentare në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Kështu, komuniteti boshnjak i ka tri ulëse parlamentare, komuniteti turk dy, pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) kanë nga një, një vend shtesë shkon për komunitetin nga radhët RAE që ka fituar më shumë vota, dhe një vend parlamentar i takon komunitetit goran.

Kush nga pakicat ka hyrë në Kuvendin e Kosovës?

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – fitoi nëntë ulëse parlamentare, ndërsa një e fitoi Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Albin Kurtit.

Kur bëhet fjalë për dhjetë vendet e garantuara për komunitetet e tjera joshumicë, Partia Demokratike e Turqve të Kosovës fitoi dy ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa, nga komuniteti boshnjak, Partia e Re Demokratike, Koalicioni Vakat dhe Bashkimi Socialdemokrat fituan nga një ulëse.

Nisma e Re Demokratike e Kosovës, që përfaqëson komunitetin egjiptian, fitoi një ulëse. Ky komunitet mori më së shumti vota nga RAE, kështu që Partia Liberale e Egjiptianëve fitoi një mandat tjetër parlamentar.

Gjithashtu, Partia e Ashkalinjve për Integrim fitoi një ulëse, Partia e Bashkuar Rome e Kosovës një dhe Partia e Bashkuar Gorane një.

Për kë do të votojnë pakicat?

Duda Bale nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosovës thotë se hyn në Kuvendin e Kosovës për t’i mbrojtur interesat e komunitetit boshnjak dhe se vota e saj e mbështetjes do t’i shkojë kandidatit për kryeministër që do t’i plotësojë kushtet e këtij komuniteti.

Një prej kushteve kryesore, sipas Bales, është formimi i komunës së Zhupës me shumicë boshnjake. Bazuar në regjistrimin e popullsisë në vitin 2024, komuniteti boshnjak në Kosovë është i dyti më i madhi dhe përbën rreth 1.69 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Për ta mbështetur Qeverinë e re të Kosovës, Bale thotë se duhet të marrë garanci nga kryeministri i mandatuar se do të bëhen më shumë investime në zonat ku jetojnë boshnjakët dhe se do të ketë një reformë të sistemit arsimor në mësimdhënien në gjuhën boshnjake.

“Ne jemi këtu për komunitetin tonë, jemi pakicë. Puna ime dhe detyrimi im moral është ta mbështes komunitetin tim. Për mua është e rëndësishme që vetëm kërkesat e boshnjakëve të vihen në tavolinë dhe të diskutohen. Cilitdo mandatar për kryeministër që vjen, do t’i vendosen kushtet”, thotë Bale për Radion Evropa e Lirë.

Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat thotë se është ende herët të mendohet se cili kandidat për kryeministër të përkrahet dhe në çfarë kushtesh, por shton se një vendim i tillë do të shqyrtohet me kujdes.

“Pasi ta përfundojmë procesin zgjedhor, do të shohim se si dhe në çfarë mënyre do të qasemi. Çdo vendim që merret, do të merret në favor të komunitetit boshnjak”, tha Demiri për Radion Evropa e Lirë.

Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike nuk ishte në dispozicion për koment. Në Qeverinë e Kurtit ajo ishte zëvendëskryeministre për komunitetet pakicë.

Albert Kinolli nga Partia e Bashkuar Rome e Kosovës thotë se do t’i japë mbështetje të pakushtëzuar Qeverisë së re të Kosovës, pavarësisht se nga cila parti vjen mandatari për kryeministër.

“Për ne është e rëndësishme që të gjitha organet e shtetit tonë të jenë funksionale, sepse populli i Kosovës e meriton. Së dyti, kushdo që do ta krijojë shumicën, ne do të jemi me të, do të jemi me ata që kanë shumicën për të formuar institucionet e Qeverisë së Kosovës”, tha Kinolli për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të bjerë në kontakt me përfaqësuesit politikë të turqve, ashkalinjve dhe egjiptianëve.

Elbert Krasniqi, nga Nisma e Re Demokratike e Kosovës, e cila përfaqëson komunitetin egjiptian, ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kurtit, ndërsa partia e tij ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje në periudhën parazgjedhore.

Kur i fitoi zgjedhjet për herë të parë në vitin 2019, Kurti e formoi qeverinë me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, pikërisht me iniciativën e këtij partneri të koalicionit, ajo qeveri ra më pak se dy muaj pas formimit, për shkak të mosmarrëveshjeve për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Partitë aktuale opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë hedhur poshtë mundësinë e lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjen. Një qëndrim të tillë e ka shprehur edhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë fushatës zgjedhore.

Ramush Haradinaj i AAK-së ka dalë edhe me idenë e formimit të qeverisë nga opozita, por ajo nuk ëshrë komentuar nga PDK-ja e LDK-ja./REL



Ju sugjerojmë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Para
Arrestimi i Erion Veliajt/ Rama: E papranueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e merr vesh nga media akuzën

Arrestimi i Erion Veliajt/ Rama: E papranueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e merr vesh nga media akuzën

“PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit”/ Rama: Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që…

“PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit”/ Rama: Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që…

“Lajmin se jam në hetim e mësova nga mediat”, Bushka në grupin e PS: Me Ajolën e Erionin, kemi përjetuar kalvarin e vuajtjeve gjatë këtyre muajve

“Lajmin se jam në hetim e mësova nga mediat”, Bushka në grupin e PS: Me Ajolën e Erionin, kemi përjetuar kalvarin e vuajtjeve gjatë këtyre muajve
















TE FUNDIT

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com