Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme për të diskutuar për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike.
Kreu i bordit, Petrit Ahmeti në fjalën e tij bëri me dije se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha Ahmeti.
Mbledhja vjen pasi qeveria anuloi vendimin e ERE për çmimin e energjisë./Opinion.al